Fjala “i poshtër” i përdorur nga Jonida Vokshi, është përdorur me shaka. Edhe pse Besniku, në të vërtetë, nuk u tregua i sinqertë me bashkëshorten e tij pak pas lindjes së vajzës së tyre, Emi.
Nga ‘Kurthi i Piter Panit’, Jonida Vokshi zbuloi disa prej sikleteve e momenteve delikate të mëmësisë. Madje edhe në rastet kur ka qarë e vetme në dhomën e saj.
Frika e fëmjës aq të vogël në krahët e saj, fr ika e një qenieje aq të br ishtë, shoqëruar pastaj me pikëpyetje të tjera, fare të zakonshme për nënat e reja, natyrisht kanë qenë të pranishme edhe te Jonida, e cila shpeshherë është ndier keq përballë sfidave të natyrshme të paslindjes.
Por Besniku, hileqar, “i poshtri”, siç e quante ajo, në fshehtësi lexonte se si duhet të mbahej fëmija kur kishte dh imbje barku, si duhej qetësuar kur qante shumë etj. etj. Këto “truke” të vogla që babi i ri kishte nisur t’i praktikonte sapo i mësoi, po e qetësonin Emin më shumë sesa e qetësonin me të ëmën.
E ndier keq nga kjo situatë, pse e sapolindura qetësohej me të atin dhe jo me të, Jonida kishte pasur raste edhe kur kishte qarë për më shumë se një orë në dhomën e saj… “Ngaqë Emi nuk qante me Besnikun dhe qante me mua dhe ngaqë të gjithë të afërmit kishin vënë re që Besniku e qetësonte, më bëri të ndihesha keq. U futa në dhomën time dhe qava një orë…” – u tha Jonida fëmijëve, por tani nuk ka më frikë, sepse është mësuar, madje mund edhe ta hedhë hopa e të kënaqet me të bijën njëlloj si i ati. Edhe më shumë, po të doni… /NOA.al