Fotot e para të foshnjës së bra ktisur në parkun Birmingham
Janë publikuar fotot e para të një foshnje të braktisur në një park, të cilën e ka gjetur një shëtitës qensh.
I quajtur George nga stafi i spitalit, ai u gjet më 22 Prill, një ditë para Ditës së Shën Gjergjit.
Mendohet se foshnja kishte vetëm disa orë që kishte lindur, kur u zbulua i mbështjellë me një batanije në “The Mounds in Kings Norton”, Birmingham, Britani e Madhe.
Po licia tha se fëmija shkoi “i shëndetshëm” në spital, por ata ishin të shqetësuar për nënën e tij.
Ajo ende nuk është gjetur dhe oficerët vazhdojnë të bëjnë thirrje për këdo që ka informacion të paraqitet.
“Unë nuk i di rrethanat rreth lindjes së George, por, si prind vetë, e di saktësisht se sa gëzim i madh është të bëhesh prind”, tha oficeri i pol icisë, në thirrjen për t’i gjetur foshnjës prindërit, të paktën të ëmën.
Dy shohet se foshnja është br aktisur, ngjarje që ka tronditur dhe ka prekur opinionin publik britanik.
Pamjet e kamerave televizive tregojnë një grua duke ecur pak para George u br aktis.
Nuk dihet nëse është e ëma dhe për më tepër gruaja ende nuk është gjetur, tha po licia, por mendohet se ajo mund të ketë “informacion jetësor” për atë që ndodhi./NOA.al