Loading...

Tragjas – Prefekti i Vlorës dhe Z/Ministri i Mbrojtjes shkojnë në Tragjas në datë 8 Maj për të…

Në 8 Maj 2021, kryesia e Shoqatës Atdhetare kulturore Tragjasi, kryesia e Fshatit Tragjas, organizata e veteranëve dhe pasardhësve të l.a.n.cl. të Tragjasit me familjarët e familjes Xhemil Cakërri ,në bashkëpunim me prefekturën dhe Prefektin e qarkut Vlorës, në kuadër të 78 vjetorit të rënies së Xhemil Cakërrit (9maj 1943), në Izvor Tragjas, organizuam veprimtarinë për dhënien e certifikates DËSHMOR I ATDHEUT për XHEMIL AZEM CAKËRRI si dhe FAMILJES CAKËRRI simbolin “FAMILJE E DËSHMORIT TË ATDHEUT”.

Ne këtë veprimtari nderuan me pjesëmarrjen e tyre: Zoti Petro Koçi, ,z/v ministër i mbrojtjes, dhe z/v kryetari i komisionit të vlerësimit të titullit të dëshmor i atdheut, , Prefekti i Qarkut Vlorë, Z Flamur Mamaj, Sekretari i Komitetit veteranëve l.a.ncl. Vlorë Balil banushi, kryetarja e organizatës dhe Familjeve të dëshmorëve Vlorë, Znj Resmie Ruci, përfaqësues të bashkisë Vlorë, Znj Vojsava Shkurtaj, kryetari i shoqatës Labëria dega Vlorë , Zoti Ahmet Demaj, përfaqësues i shoqatës Tërbaçi, Zoti Bexhet Rrapoj si dhe përfaqësues e të afërm të familjes CAKËRRI. Ne kete aktivitet moren pjese gjithashtu bashkë fshatarë të tjerë të Tragjasit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com