Tensione në Kuvend.
Debati u krijua pas fjalës së deputetit të opozitës, Ralf Gjoni, i cili ka kërkuar fjalën e tij pas prezantimit të nismës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, ndërsa nuk i kurseu kritikat për rregulloren e Kuvendit. Kaq mjaftoi, që të ndërhynte drejtuesja e seancës, Vasilika Hysi.
“Këtë rend diskutuesish e kam respektuar. Taulant Balla duhet të prezantonte nismën. Po m mohohet e drejta që të mbaj diskutimin tim brenda minutazhin. Respektoni radhën dhe detyrën tuaj, pastaj ne deputetë të opozitës të bëjmë opozitën tonë këtu në parlament. Ndaj kërkoj mirëkuptimin tuaj.”, tha Gjoni.
Deputeti Kujtim Gjuzi i kërkoi nënkryetares së Kuvendit, drejtueses së seancës Vasilika Hysi të lejojë deputetët e opozitës të flasin.
“Sot është ditë e rëndësishme dhe ne po merremi me një dok që kërko nshkarkimin e pres. Mirë minutazhin që e kemi të reduktuar por nuk është mirë t’iu hiqni fjalën kolegëve tanë. Një bon sens do ishte mirë për opozitën”, tha Gjuzi
DEBATI
Vasilika Hysi: S’kam ndërmend të të mësoj ty rregulloren. Zoti Gjoni, ju jap vërejtje. Mos dëgjoni. I kam lexuar emrat që në fillim. Ndaj të nderuar kolegë, s’keni pse rrini në kafe për një çështje të rëndësishme, por respektoni shqiptarët pasi paguheni me taksat e shqiptarëve
Gjoni: Nuk ishte emri i im aty. Ishte i katërti
Vasilika Hysi: Emri juaj është i pari dhe i vetmi tek lista e të pavarurve
Gjoni: Mua më takon
Vasilika Hysi: Mos rrije në kafe, por rrije këtu
Gjoni: Isha në banjo, urgjencë!
Vasilika Hysi: Unë e di që ka vetëm covid, s’ka pandemi të tjera./NOA.al