Loading...

Te ntuan të kalonin kufirin me test të falsifikuar të Covid-19, arr estohen në Rinas 10 persona

Dhjetë persona janë pr oceduar pe nalisht pasi te ntuan të kalonin kufirin me test të falsifikuar të Covid-19.

Pas një kontrolli dhe verifikimi i dokumentacionit dhe i testeve të COVID-19, në bashkëpunim dhe me klinikat mjekësore që lëshojnë këto teste, Policia Kufitare në Rinas evidentoi dhe parandaloi rastet e tentativës për të kaluar kufirin me test të falsifikuar Covidi.

Janë pr oceduar në gjendje të lirë shtetasi me inicialet: G. P., L. P., A. D., F. D., S. Th., E. Th., B. A., A. A., M. N. dhe S. Sh., të gjithë banues në Shkodër.

“Në vijim të kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe go ditjen e paligjshmërisë, nisur dhe nga informacionet e marra në rrugë operative, si dhe nga komunikimi me autoritete të tjera ligjzbatuese, është marrë informacion që persona të ndryshëm po përdorin teste falsifikuara të COVID-19”, – tha policia në njoftimin zyrtar. – “Nisur nga kjo situatë është bërë një kontroll dhe verifikim më i hollësishëm i dokumentacionit dhe i testeve të COVID-19, në bashkëpunim dhe me klinikat mjekësore që lëshojnë këto teste”.

Nga ana e Po licisë Kufitare Rinas, nën drejtimin e Pr okurorisë, vijon puna për identifikimin dhe arr estimin e personave që kanë kryer falsifikimin e këtyre dokumenteve.
/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com