Loading...

Stina e manave, konsumoni sa më shumë për të kontrolluar këto probleme shëndetësore

Fruti i manave është shumë i dobishëm për shëndetin e njeriut, ashtu si shumë fruta të tjera.
Mjekësia e sheh këtë frut si çels kyç për të kontrolluar diabetin dhe artritin.
Por jo vetëm, mani i bardhë është shumë i dobishëm nëse vuani nga ankthi, kapsllëku, tensioni i lartë, kolesteroli i lartë apo edhe sistemi imunitar.
Diabeti; Studime të shumta vëzhguan se konsumimi i manit të bardhë në formën e frutit arrinte të ulte nivelin e sheqerit në gjak. Pasi përmes enzimave që gjenden tek ky frut, organizmi nuk përthith niseshtenë që gjendet apo përdoret për përgatitjen e disa ushqimeve.

Kolesteroli; Ndërkohë përsa i përket kolesterolit, nëse konsumohet mani i bardhë për një periudhë nga 4-8 javë, do të vihet re një ulje e kolesterolit dhe e triglicerideve në gjak.

Efektet anësore; Edhe pse ky frut është bimor, efektet e tejkalimit të dozës së rekomanduar janë të shumta. Duke nisur nga diareja, marramendja, kapsllëku apo dhe fryrja e stomakut dhe e zorrëve.
Prandaj këshillohet që kur të nisni t’i konsumoni të kini kujdes mënyrës si do reagojë trupi juaj. Për personat të cilët marrin medikamente për trajtimin apo kurimin e diabetit, është e këshillueshme që të mos konsumohet ky frut. Si dhe gjithmonë këshillohuni me mjekun tuaj përpara se të merrni çdo vendim.
Kush mund ta zëvendësojë manin e bardhë në dietën tuaj. Të njëjtën substancë që përmendëm lart e gjeni edhe tek qershitë, manaferrat, manat goxhi dhe thanat./AgroËeb

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com