Loading...

Sonte në Eurovision dy shqiptarë, cili prej tyre është i preferuari i publikut?

Kanë mbetur vetëm pak orë nga gjysmëfinalja e dytë e festivalit europian të këngës. Sonte, në natën e dytë gjysmëfinale të Eurovisionit do të këndojë edhe përfaqësuesja shqiptare, Anxhela Peristeri, e cila, deri tani është pritur mjaft mirë nga votimet në internet. Por nuk është ajo e vetmja shqiptare.

Gjon Muharremaj, muzikanti i njohur me emrin G‘jon’s Tears, do të përfaqësojë Zvicrën sonte në Eurovision. Këngëtari me origjinë shqiptare ka bërë për vete fansat me interpretimin e tij në këngën “Tout l’Univers”.
Wiwibloggs, pas disa sondazheve të publikuara në internet dhe votave të grumbulluara, ka publikuar si favoritin kryesor për mbrëmjne e sotme pikërisht këngëtarin me origjinë shqiptare.

Siç shkruan Wiwibloggs, për muaj me radhë, Gjon’s Tears është konsideruar si favorit jo vetëm për të qenë në finale, por edhe për çmim në festivalin europian të këngës.

Dy shqiptarë sonte në Eurovision, cili prej tyre është i

Nga sondazhi, këngëtari i “Tout l’Univers” grumbulloi 1,366 vota ose 13.66% të të gjitha votave.

Kënga është vlerësuar si një prej krijimeve më emocionale të këtij edicioni. Po kështu, edhe teksti francez, pika e dobët e një emocioni edhe më të madh, e bën këngën të tingëllojë akoma më e ndjerë.

Dy shqiptarë sonte në Eurovision, cili prej tyre është i

Po nga i njëjti sondazh i Wiwibloggs, përfaqësuesja shqiptare renditet e teta favorite për t’u kualifikuar në finalen e madhe të ditës së shtunë.

Vetë Anxhela ka shprehur mbështetjen dhe pëlqimin për këngën e Gjon’s Tears në këtë edicion.

Ndërkohë, fansat u urojnë suksese sonte të dy shqiptarëve.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com