Loading...

Shkoi në mal të mblidhte sherebel, 65-vjeçari gjendet i pajetë, detaje

Detaje të reja nga ngjarja në fshatin Janjar, ku gjeti v dekjen 65-vjeçari Bekim Brahimi.

V iktima kishte dalë nga shtëpia e tij mëngjesin e së mërkurës për të mbledhur sherebelë.

Me vete kishte marrë dy gomarë dhe q entë që shpeshherë ai i merrte edhe kur dilte për g jah.
Kur kish shkuar mesdita, rreth orës 3-4 dhe ai ende nuk ishte kthyer në shtëpi kjo e shqe tësoi bashkëshorten e cila kërkoi ndihmën e komshinjve të vet për ta kërkuar.
U nisën në kërkim të tij, rreth 1 km larg, në mal, në kufi me Greqinë u përballën me një pamje tro nditëse.
65-vjecari Bekim Brahimi u gjet i pajetë në tokë mes një pellgu g jaku, afër tij ishin dy qentë dhe dy gomarët që kishin të ngarkuar edhe thasët me sherebelë. V iktimës g jaku i rridhte nga krahu i majtë që ishte pothuajse i shkëputur deri afër z emrës.

Sipas kryeplakut të fshatit Janjar, Neshat Mehmeti, që e përshkruan si njeri tepër pozitiv dhe që u vinte shpesh në ndihmë bashkëfshatarëve të tij me linjën Janjar – Sarandë dhe anasjelltas, ndoshta qentë kanë pikasur ndonjë derr të egër i janë turrur dhe ai i është turrur v iktimës duke e lënë atë të pajetë.

Ndërsa pamja ishte tepër e rëndë për komshinjtë e tij që e gjetën, vështirësia tjetër ishte transportimi i trupit të v iktimës. U desh të vihej përsëri në fshat dhe të sajohej një barelë për transportimin e trupit të pajetë. Gjithë kjo sorollatje bëri që trupi i pajetë i 65-vjecarit Bekim Brahimi të shkojë në familje rreth orës 23.00. 65-vjecari Bekim Brahimi kishte pak kohë që kishte dalë në pension. Ka katër fëmijë, 3 vajza të martuara dhe një djalë që punon prej vitesh në Igumenicë, Greqi.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com