Loading...

Shkoi në Britani për një jetë më të mirë për veten dhe familjen në Shqipëri por u u v ra/ Familja nuk ka para të kthejë trupin

Armend Xhika, 22 vjeç, mbeti i vr arë si pasojë e një she rri me th ika në Sheffield të Britanisë së Madhe të enjten e kaluar.

Ai u dërgua në spital, por fatke qësisht nuk mundi t’i shpëtojë pla gëve të rënda. E gjithë ngjarja ka tro nditur komunitetin shqiptar në Sheffield.

Një shok i tij, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, ka zbuluar për mediat britanike se Armendi kishte shkuar ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe kishte nisur jetën në Sheffield ku mendohet se jetonte edhe e motra.

“Për një jetë më të mirë për veten dhe familjen në Shqipëri”, shkruan “The Star”.

22-vjeçari kishte shkuar në Britani rreth 3 vite më parë. Shoku i tij u shpreh se të rinjtë shqiptarë në përgjithësi paguajnë deri në 26 mijë Paund për të hyrë ile galisht në Britani dhe për t’i shpëtuar në këtë mënyrë var fërisë në atdheun e tyre.

Siç ka rrëfyer ai, ata marrin kredi në bankë, borxh tek miqtë dhe të afërmit ose hua tek bandat kr iminale. I riu ka treguar për mediat se Armendi bënte disa punë për të përballuar shpenzimet.

Shoku i vi ktimës ka paralajmëruar se bandat kri minale po shfrytëzojnë të rinjtë si Armendi duke e ditur që nuk kanë dokumente zyrtare për punë të li gjshme. “Nëse njerëzit janë në bo rxhe dhe të d ëshpëruar për para sepse nuk kanë dokumente atëherë mund të shfr ytëzohen. Autoritetet kanë nevojë që të shikojnë gjeneratën e re të shqiptarëve dhe të ofrojnë mbështetjen e tyre përpara se jetë të tjera të merren sepse bien në duart e gabuara”, ka thënë ai.

Miku i 22-vjeçarit ka thënë se shpreson që të lëshohet një apel për të mbledhur para në mënyrë që familja të tërheqë tr upin e djalit të tyre dhe ta kthejë në Shqipëri për ta var rosur atje. Fillimisht pol icia ka arr estuar 5 persona, nën dy shimet për vra sje, pl agosje me dashje dhe bashkëpunim në vr asje. Megjithatë këta persona janë lënë të lirë.

Vijojnë heti met në gjendje të lirë që të zbulohet vr asësi i 22-vjeçarit Armend Xhika./NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com