Emisioni “Stop” shkoi në Pogradec pasi Xhelal Agolli tregon se në muajin Shtator i ka shitur një tregtari një kalë të stërvitur për 750 mijë lekë të vjetra. Gjithçka është dokumentuar me një deklaratë noteriale te noterja Burbuqe Sala.
“I kam shitur një kafshë zotit Ervin Doda. Ia kam shitur për 750 mijë lekë. I kam shitur një mëze 3-vjeçare që ishte stërvitur për punë, kalë i fuqishëm. Kalë direkt për punë. Zotëria ishte tregtar kafshësh. Ia shita kafshën për 60 ditë dhe ai zotëria nuk më ktheu lekët. Tani e kam bërë me deklaratë nuteriale. Noterja është Burbuqe Sala dhe me këtë Ervinin kam bërë një deklaratë për 60 ditë”, tha Agolli.
Në këtë deklaratë thuhet se akti përmban titull ekzekutiv dhe shuma duhet shlyer për 60 ditë. Por paratë nuk janë kthyer as pas 6 muajsh.
“Pas 60 ditësh i kam vajtur në shtëpi dhe i kam thënë “Ervin dua lekët”. Ervini më ka thënë “më prit të hënën se do t’i jap lekët”. Shkoi e hëna, nuk m’i dha. Tha të enjten. Më dha një datë tjetër, e prita prapë. Prapë nuk m’i ka dhënë”, u shpreh Agolli.
Përmbaruesi i thotë se tregtari borxhli nuk ka pasuri, ndërsa që të hapë gjyq, vetëm avokati do 500 mijë lekë të vjetra.
“Kam shkuar në zyrë përmbarimore dhe më tha, “ky emër nuk ka pasuri”, çfarë të t’i marrësh këtij. Kjo deklaratë del deklaratë ma shtrimi. Kam shkuar te shefi i zonës i cili tha se ka de noncime të tjera. “Çfarë t’i marrim”, tha. Shkova edhe tek avokati. Le që donte 500 mijë lekë, ky s’ka lekë tha. U tërhoq avokati”, tha Agolli.
Por çfarë thotë noterja?
“Tani unë nuk jam gjykatë, nuk di çfarë të thotë Buqja. Ne njohjet e detyrimit kështu i bëjmë, si titull ekzekutiv, sa i thonë një shumë 700 mijë lekë të vjetra më duket se isht. Unë di që është titull ekzekutiv dhe me raste të tjera ka ecur. Direkt me titull ekzekutiv, gjithë deklaratat kështu shkojnë”, tha ajo.
“Stop” komunikoi me tregtarin Ervin Doda, cili tha se tregtia i ka këto situata, por lekët do i kthejë për 10 ditë. Ervini tha, se kalin e ka shitur për 550 mijë lekë, para që i ka mbajtur vetë.
“Po mirë kemi patur, unë e kam llafosur. Kemi pasur halle, probleme, kështu dhe do t’ja likujdojmë. Po, merrem me tregti. Po e kemi shitur, po s’na eci mbarë, kemi hu mbur këtej andej. Atë e morëm 750 dhe e shitëm 550 se tregtia i ka këto. Do ja japim. Të presim dhe pak. Në datën 30 Maj do vish dhe ti aty dhe do t’ja jap lekët në dorë unë, të jesh dhe ti prezent”, tha Doda./tvklan.al