Loading...

Rama takim me Kurtin në Bruksel, cfarë u diskutua…

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij kosovar, Albin Kurti kanë zhvilluar takim në Bruksel.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Kurti përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

Kurti shprehet se me Ramën ka pasur një takim miqësor e pa protokoll për të diskutuar mbi nevojën e bashkëpunimit mes dy shteteve.

Më tej, Kurti thekson se vizita në Bruksel ishte një mundësi për të përfaqësuar Kosovën dhe qeverisë e saj të dalë nga fitorja e 14 Shkurtit në diskutimet për rëndësinë që kanë për njëri tjetrin BE dhe Ballkani Perëndimor.

“Gjatë vizitës në Bruksel për darkën tradicionale me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, pata takime me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, z. Josep Borrell, që ishte edhe nikoqir i darkës, Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështjet e tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, z. Miroslav Lajčák, dhe Raportuesen për Kosovë në Parlamentin Evropian, znj. Viola Von Cramon. Kurse me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, u takuam miqësisht e pa protokoll, para darkës, e për të diskutuar mbi nevojën dhe format e bashkëpunimit e bashkëveprimit në mes dy shteteve tona. Kjo vizitë ishte një mundësi e mirë për të përfaqësuar Kosovën dhe qeverinë e re të saj reformiste të dalur nga fitorja plebishitare e 14 shkurtit, për të diskutuar rëndësinë që kanë për njëri-tjetrin Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor, si dhe mundësitë për të rritë ndihmën, mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë pandemisë dhe përtej e pas saj”, shkruan Albin Kurti.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com