Loading...

‘Rama do të ikë kur të dojë dhe jo kur të mos e duan më’/ Nga Edmond Arizaj

Ndoshta jo deri në fund të mandatit, por edhe vitin tjetër si ky muaj, rreth kësaj date, Rama mund t’i lërë të gjitha. Partinë, kryeministrinë, pushtetin, Shqipërinë.

Pse jo? Atëherë ai s’do ketë më kundërshtarë-ar miq. I sak atoi të gjithë. I pë ruli si Nanon, apo i tu rpëroi si Berishën. I shfr ytëzoi si Metën, apo po shtëroi si Bashën.

E, pa ar miq-kundërshtarë, Rama e ka të vështirë të funksionojë perfekt. Në atë kohë kohë do të jetë në zenitin e tij. Partia Socialiste ende nuk do të ketë filluar të hajë vetveten me kafshata të mëdha.

Partia Demokratike, rreth asaj kohe do të nisë të shfaqet e plotë, e bashkuar, e re, e etur për ndryshim. Njerëzit do të nisin të ndjejnë lodhje nga pushteti mby tës i tij.

Çdo gjë me tepri të mërzit, kjo vlen edhe për socialistët sado përfitime të kenë. Do të dojë vallë Rama të jetë njësoj si gjithë paraardhësit; ta mundin, jashtë apo brenda partie?

Sepse h umbja vjen një ditë për të gjithë. Ashtu si erdhi për Muhamet Ali, apo dhe Majk Taison. Por mund të zgjedhë edhe rrugën e Roki Marçianos, që u tërhoq kur ishte në majë dhe mbeti në histori si “i pa mposhturi”.

Unë mendoj se Rama do të “qërojë” skenën politike shqiptare, do të presë katër-pesë shirita jetësorë për të ardhmen e vendit, do të mbajë fjalimin që ka një jetë që e përgatit dhe do të dalë nga skena duke ëndërruar përjetësinë. Th eu çdo tabu.

Pas kësaj, në skenë, në prapaskenë, apo në sallë, do të jetë veç pe ngesë. Por a do e kuptojë Rama këtë realitet historik?

Unë kam dëshirë të mendoj dhe të vë bast (edhe kundër asaj që kam thënë përherë, se ai nuk do e lëshojë më kurrë pushtetin po e mori) se Rama do të kërkojë të jetë ndryshe edhe në ikje. Do të ikë kur të dojë dhe jo kur të mos e duan më.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com