Tek Sheshi “Nënë Tereza” është duke u zhvilluar Dita e hapur e Forcave të Armatosura Shqiptare në kuadër të stërvitjes së përbashkët me trupat amerikane, “Defender Europe 21”.
Në këtë aktivitet janë të pranishëm presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama.
Po ashtu ndodhet aty ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, raporton noa.al.
Meta tha se operacionet tona ka qenë të suksesshme dhe shtoi se kjo stërvitje është tepër e rëndësishme për vendin tonë.
“Shkëmbimi i eksperiencës nga Forcat tona të Armatosura dhe trupave Amerikane do i shërbejë rritjes së aftësive të trupave tona. Ne kemi shpalosur mikpritjen dhe besnikërinë tonë tradicionale. Kjo stërvitje do të vijojë të jetë e suksesshme. Shpreh falënderimet për kontributin e SHBA-ve dhe vendeve të tjera aleate, që zgjodhën vendin tonë si vendi pritës. Si vend anëtarë i NATO-s jemi krenarë.
NATO është aleancë e madhe, për popullin shqiptar. Në përfundim dua të përgëzoj Forcat tona të Armatosura, për profesionalizmin e treguar, e kanë shërbyer me gatishmëri, për t’u përgjigjur situatave dhe detyrave që burojnë nga Kushtetuta, por edhe aleanca jonë e NATO-s, faleminderit”, tha Meta.
Ndërsa Rama i tha përfaqësueses së qeverisë së SHBA-ve në Shqipëri, ambasadores Yuri Kim se ajo, “me përkushtimin e saj mbresëlënës i ka dhënë një cilësi të re marrëdhënieve mes dy shteteve duke u përfshirë në vetë të parë në mbështetjen e kërkesave dhe të nevojave të vendit tonë qoftë në forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes, qoftë të kapaciteteve tona të drejtësisë”.
Rama theksoi se besimi që SHBA-të kanë treguar në vijim tek ky partneritet dhe tek kjo aleancë e madhe strategjike me Shqipërinë e vogël kulmon me këtë stërvitje ushtarake e cila jo rastësisht është stërvitja më e madhe me përfshirjen më domethënëse që ka ndodhur ndonjëherë në historinë e rajonit tonë”.
Zonja Kim tha edhe një herë se Shqipëria është mike dhe aleate e SHBA-ve, pasi shpjegoi se kjo stërvitje e përbashkët bëhet për të forcuar gatishmërinë e trupave ushtarake.
“Gjëja që më bën të lumtur ësstë që shqiptarë dhe amerikanët që po njihen me njëri tjetrin. Ato do të faorcjnë lidhjat tona në të ardhmen. Ato ndihen njësoj siç ndihemi ne diplomatët të veshur me kostume, ato vlersojnë mikpritjen popullit shqiptar dhe janë krenar që SHBA e quan Shqipërinë si mik dhe aleat.
Ne vijmë nga ato përvoja që Amerika kanë një mike të vërtet dhe të guximshme, një aleate si Shiqipëria, Defender 21 hap një rrugë të vërtetë për bashkëpunimin tonë strategjik. Unë besoj se suksesi i Defender 21, pasqyron angazhimin e popullit të Shqipërisë. Të gjithë ju e pranoni që gjendemi në një moment të rëndësishëm në histori dhe të gjithë ju jeni të bashkuar në marrëdhënien tone.
Ne qëndrojmë me ju sot në mbështetje të fortë për një Shqipëri demokratike, të pavarur dhe të fortë ne do të vazhdojmë të qendorjmë me ju”, – tha Kim.