Loading...

PS zyrtarizon nismën për shkarkimin e Metës/ A do t’i lihet rastësisë Presidenti i ardhshëm?

Kuvendi ka vendosur në axhendën e tij 3-javore shqyrtimin e kërkesës së shumicës socialiste për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta.

Para se të ndërmerrnit këtë nismë, për hapin e radhës, me siguri socialistët do të kenë menduar pasardhësin e Metës.

Cili do të jetë ai?

Ajo që bie në sy në listën e deputetëve që kërkojnë shkarkimin e Metës, është edhe firma e ish-kryeministrit, Pandeli Majko, deputeti socialist të cilit iu ndërpre udhëtimi politik brenda PS-së pas zgjedhjeve të 25 prillit. Majko nuk fitoi dot mandatin e deputetit, ashtu si edhe Fidel Ylli. Por nëse ky i fundit ishte zgjedhur në krye të KOKSH, delimat nëse Majko, i dha apo jo fund karrierës politike, mund të marrë përfundimisht përgjigje, nëse ai do të propozohet nga socialistët si një kandidaturë për president.

Kjo mësohet se do të varet edhe nga ndonjë marrëveshje e mundshme me Partinë Demokratike, pas ofertave të vazhdueshme që i ka bërë kryesocialisti Edi Rama. Opozitës mund t’i afrohet kreu i Kuvendit, disa ministri, madje në bazë të asaj që ka planifikuar kryesocialisti dhe kreu i qeverisë, palët mund të bien në ujdi, edhe për të zhvilluar zgjedhje të parakohshme lokale.

Gjithsesi, PS sot ka nisur rrugëtimin për shkarkimin e Metës.

Kërkesa e firmosur nga 50 deputetë ka të renditur të gjitha deklaratat e bëra nga Presidenti Meta si para ashtu dhe pas 25 Prillit e që për socialistët janë prova që kreu i shtetit ndryshe nga sa ia dikton Kushtetuta jo vetëm s’ka qene mbi palët, por ka nxitur politika dhe revoltë kundër mazhorancës.

“Presidenti nuk e ka respektuar këtë rezolutë të vitit 2019 dhe ka vijuar me shkeljen e Kushtetutës. Ndaj Kuvendi do të shprehet me vendim për këtë. Unë besoj se Kuvendi aktual e ka sovranitetin për ta shqyrtuar këtë proces”, tha Taulant Balla.

Në dokumentin që pritet të merret në shqyrtim nga Komisioni i Ligjeve, socialistët bëjnë përgjegjës Metën dhe për nxitjen e konfliktit që çoi në vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.

Sipas Taulant Ballës nuk duhet të ketë paragjykim se fati i kësaj nisme do të jetë i njëjtë me ate të Komisionit Hetimor të ngritur në 2019 ndaj Metës.

Procedura që do të ndiqet nga Kuvendi e që Balla thotë se do të mbyllet brenda kësaj legjislature që përfundon në Korrik, do të jetë e njëjtë me atë të mëparshmen.

Por do të jetë Komisioni i Ligjeve që do të vendosë nëse nisma është ligjore dhe më pas do të jetë një komision hetimor që do të hetojë për shkeljet e pretenduara të kreut të shtetit.

Nëse nuk do të kishte marrë shumicën për mandatin e tretë, që të qeveriste sërish i vetëm Rama pati paralajmëruar dorëheqjen si kryeministër dhe me shumë mundësi do të lakmohej prej tij, posti i Presidentit. Aktualisht, Majko vlerësohet se i duhuri nga radhët e PS-së, për postin e Presidentit, nëse ai do të ketë edhe mbështetjen e deputetëve të PD-së.

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com