Loading...

Përcillet për në banesën e fundit aktori i njohur Guljem Radoja

Pas rreth një muaji ‘lu ftë’ me jetën që nuk ia doli të fitonte bet ejën me covid-19 është përcjellë në banesën e fundit aktori Guljelm Radoja.

Ceremonia ka qenë shumë private, pasi ka qenë amaneti i aktorit që të mos kishte ceremoni zyrtare. Megjithatë dhjetëra qytetarët, shokë, të afërm, miq mes tyre figura të shquara të skenës shqiptare kanë shkuar për ti dhënë lamtumirën e fundit aktorit.

Regjisorja e Teatrit “Aleksandër Moisiu” Driada Dervishi tha se kjo është një ditë e tr ishtë pasi hu mbja e aktorit është një dhi mbje e madhe për të gjithë.

“Është një dhi mbje shumë e madhe që në radhë të parë u takon familjarëve, por zysh Lida me shumë modesti tha Guljelmi nuk ishte vetëm i imi ishte i gjithë Shqipërisë dhe unë besoj se kjo hu mbje është për të gjithë. Është një ditë shumë e tr ishtë.

Ndoshta nuk do të na duket e pabesueshme kur të shohim gjithë pasurinë kulturore që ai na ka lënë dhe në këtë rats është i vetmi ngu shëllim. Do të kemi të vetmin ngu shëllim sa herë që të na mungoje”, tha ajo.

Gjatë përcjelljes nuk pati fjalime ceremoniale për të respektuar porosinë që kishte lënë. Artisti Radoja ka luajtur në të gjitha skenat teatrore në vend.

Në kinematografi është angazhuar në shumë rreth 30 role, ku ndër më të rëndësishmit është ai i Petro Nini Luarasit te filmi “Kush v des në këmbë” apo edhe te , “Gjurma”, “Mësonjëtorja”, “Kthimi i ushtrisë së vd ekur”, “Kolonel Bunker” etj. Ai ishte nderuar me titullin “Artist i Merituar”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com