Partia Demokratike ka dorëzuar sot në KQZ dosjen ankimore për zgjedhjet e 25 prillit.
Në një dalje publike për mediat, përfaqësuesja e grupit të juristëve të PD-së tha se bëhet fjalë për prova që tregojnë qartë për atë çka e cilësojnë ma sakër elektorale.
“Procesi i 25 prillit ishte ma sakër elektorale e kryer nga Rama , Doshi dhe Rakipi. Vi ktima ishin shqiptarët. PD e ka për detryrë që të luftojë për rikthimin e demokracisë. Depozituam qindra prova dhe fakte që provojnë tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve shqiptarë, deri tek përdorimi i të dhënave nga sistemi i patronazhistëve të partisë – shtet, është blerë vota në mënyrë të paligjshme, janë përdorur bandat për blerje vote, ka pasur mosveprim nga Po licia dhe Prokuroria.
Regjimi Rama – Doshi – Rakipi sundon gjithë sistemin shtetëror. Është detyra jonë që të shpalosim të vërtetën, për të gjithë qytetarët shqiptarë, me të gjitha mënyrat që ekzistojnë. Kjo është b etejë për fëmijët dhe të ardhmen tonë. Të rr ëzohet ky sistem”, deklaruan përfaqësuesit e PD-së./NOA.al