Loading...

‘O Sali Berisha,mbreti i zullumit,më në fund ta prenë,masën e kostumit!’

MBRETIT TË ZULLUMIT
MË NË FUND JA PRENË MASËN E KOSTUMIT
O Sali Berisha,
mbreti i zullumit,
më në fund ta prenë,
masën e kostumit!
Sot u bë e kryer,
që të zuri flama,
për këtë me kohë,
ka punuar Rama!
Kur të thosh me tallje,
o yll i karvanit,
po ta mbajti suma,
kalo oqeanin!
Menduam se Rama
Të harroi o trim
E mbajti premtimin
Menduam gabim
Ta puthësh në ballë,
vetëm një “non grata”,
shkofsh atje ku dita,
është njëlloj si nata!
Me ty u sos puna,
të futën në thes,
ç’do bëhet me tjetrin,
që për tyja v des!
Na thotë-se Saliun,
e kam debulesë,
ndaj sot i ka ikur,
fare mëndje e kresë!
Me sa duket letrat,
po ja bëjnë gati,
që mos ndahi kurrë,
o Sali lugati!
Shqiponjat e malit,
janë bërë si trumcaku,
për të nusëruar,
nga vjeshta tek SPAKU!
Amerikë e Madhe,
s’të vret me raketa,
se dhe peshkaqënët,
di t’i kapë me rrjeta!
Zgjedhjet s’kanë mbaruar,
o Sali kodoshi,
mos e merr mandatin,
si ç’e bëri Doshi!
Dhe Doshi-një ëngjëlll,
është para teje,
ti do jesh një humbës,
prej kësaj beteje!
Me kohë kemi shkruar,
si parapagim,
ti për këtë popull,
je kryemallkim!
Me ty shumë jam marrë,
ndaj më s’po e zgjat,
pleqëri të bardhë,
dhe jetë shumë të gjatë!
Dhe jetë shumë të gjatë,
o mortja Sali,
se kështu shumë vite,
do shkosh në qeli!
Në sistemin “bis”,
vetëm nuk do jesh,
atë “debulesën”,
aty do ta kesh!
Në një dhomë të vogël,
do jenë dy të marrë,
do këndojnë këngën:
“Baftjar-o Baftjar!”
Ti mbase s’e di,
që është kënga ime,
thonë që të ndihmon,
nëpër izolime!
Se s’paske ak uza,
sot ke pretendime,
po të gjithë t’i dinë,
ato qindra kr ime!
Këtu edhe gjetkë,
e dinë të tërë,
se çdo kr im të mundshëm,
Sali e ke bërë!
……shkruan A Duka tek gazeta DITA 20 Maj 2021

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com