Loading...

Nuk ka vaksinuar as 10 përqind të popullsisë totale të vendit/ Ky shtet fillon vaksinimin te kafshët

Rusia nuk ka vaksinuar as 10 përqind të popullsisë totale të vendit, por zyrtarët thonë se ky proces ka nisur te kafshët.

Në muajin mars, shkencëtarët rusë regjistruan dozën e vaksinës që thanë se ishte e para për kafshët.
Disa rajone tani kanë filluar vaksinimet në klinikat veterinare, u tha mediave lokale zëdhënësi i autoritetit veterinar rus, Rosselkhoznadzor.

“Interesim në lidhje me vaksinën anti-Covid për kafshët, Carnivak-Cov është shfaqur nga BE, Argjentina, Koreja e Jugut dhe Japonia”, tha agjencia ruse.

Shkencëtarët thonë se aktualisht nuk ka prova që kafshët luajnë një rol të rëndësishëm në përhapjen e sëmundjes tek njerëzit, megjithëse infeksionet janë konfirmuar në specie të ndryshme në të gjithë botën, duke përfshirë qen, mace, majmunë etj.

Rusët thonë se imuniteti te kafshët pas vaksinimit zgjat gjashtë muaj.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com