NJOFTIM PËR NDARJE NGA JETA TË PASHAKO SHUKO SHAKAJ (KARABOLLAJ).
Kryesia e Shoqatës Kallarati njofton gjithë bashkëfshatarët e saj dhe jo vetëm, se sot në Berat u nda nga jeta Pashako Karabollaj, vajza e dëshmorit të Kallaratit, Shuko Karabollaj, motra e Sami e Hurma Karabollaj, nëna e Luanit, Bashkimit dhe Edlira Shakaj.
Varrimi bëhet nesër në Berat, më 22 maj 2021.
Pashakua lindi në Kallarat më 20 gusht 1936, në një familje me ndjenja të larta patriotike e liridashëse. Qysh e vogël së bashku me të vëllain Samiun dhe motrën Hurmanë u detyruan të rriten jetim me nënën e tyre Xhevon, pasi i ati, Shuko Karabollaj, ra Dëshmor i Atdheut në Luftën Nacionalçlirimtare.
Pashakua u martua me ushtarakun Xhezo Shakaj nga Vranishti, me të cilin lindën, rritën, edukuan dhe arsimuan dy djemtë Bashkimin, Luanin dhe vajzën Edlirën. Ajo familjarisht jetoi gjithë jetën në Berat duke treguar vlerat më të larta si punëtore në tregti, por edhe si nënë dhe gjyshe shëmbullore.
Me këtë rast Kryesia e Shoqatës Kallarati, vlerëson me mirënjohje të thellë kontributin e saj ndaj ndaj shoqërisë e vendlindjes dhe i shpreh familjes, fëmijëve të saj Luanit dhe Edlirës, nipërve e mbesave, si dhe të afërmve të saj në Kallarat e Vranisht ngushëllimet më të thella e të sinqerta për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të dashur e të shtrenjtë!
Qoftë i paharruar kujtimi dhe emri i Saj! U prehtë në Paqe!
Loading...