Refije Muca, që prej dy vitesh është punonjëse e po licisë së qarkullimit rrugor në ko misariatin e Fierit.
Brenda një kohe të shkurtër ajo ka fituar respektin e drejtuesve të automjeteve për korrektësinë, mirësjelljen dhe humanizmin në kryerjen e detyrës.
Ka shërbyer për 3 vite në ko misariatin e po licisë në Lushnjë dhe prej më shumë se dy vitesh është bërë pjesë e po licisë rrugore në Fier.
Puna me koleget meshkuj nuk e ka penguar aspak në karrierën e saj.
Megjithëse ka hasur vështirësi me drejtuesit e mjeteve gjatë kryerjes së detyrës, Refija është e lumtur që bën pjesë në po licinë e shtetit, ka qenë ëndrra e saj që në fëmijëri.