Kjo antilopë gjigande e Afrikës jugore e lindore mund të shihet mes bimësisë duke u ushqyer me gjethe e sytha pemësh.
Për fat Kudu i Madh ekziston ende në numra të mëdhenj pasi janë specie e mbrojtur në shumicën e vendeve, veçanërisht në rezervatin e famshëm Kruger në Afrikën e Jugut.
Meshkujt e rritur mund të arrijnë një gjatësi deri në 155 cm në shpatulla dhe në disa raste peshojnë deri në 300 kg.
Por megjithë këto shifra, tipari i tyre më mbresëlënës janë pa dyshim brirët e përdredhur të meshkujve.
Brirët e tyre të pazakontë formojnë dy spirale të plota dhe nëse do të mateshin të drejtuar mund të arrijnë deri në 180 cm.
Por megjithë brirët e tyre të frikshëm këto kafshë nuk janë agresive dhe meshkujt i përdorin ato vetëm nganjëherë kur ndeshen për të treguar dominancën.
Në raste të rralla betejat mes tyre zgjasin aq shumë sa drerët vdesin nga uria, nëse asnjë prej tyre nuk zbrapset.
Shumicën e kohës ata qëndrojnë thuajse të palëvizur mes bimësisë, për të mos u pikasur nga luanët apo hijenat.
Meshkujt janë zakonisht kafshë solitare dhe në raste të rralla qëndrojnë në grupe prej disa meshkujsh “beqarë”.
Ndërsa femrat qëndrojnë në grupe prej tre ose katër ekzemplarësh, bashkë me këlyshët e tyre.
Meshkujt bashkohen me to vetëm gjatë periudhës së çiftimit. Kur femrat janë gati për të lindur, ato ndahen nga grupi dhe bashkë me këlyshin e tyre fshihen mes bimësisë për pesë javë.
Këlyshi qëndron me nënën e tij deri rreth moshës gjashtë muajshe, kur nisin të bëhen të pavarur. /NOA.al