Ndërron jetë në moshën 106 vjeçare aktori i njohur Norman Lloyd.
Lajmi për vdekjen e aktorit të Hollywood, është njoftuar nga djali i të ndjerit, Michael Lloyd, i cili tha se i ati v diq të martën në shtëpinë e tij në lagjen Brentwood të Los Angeles.
Karriera e tij daton që në dramat më të hershme amerikane, si ajo e vitit 1939, “On the Streets of New York”, deri tek projektet e shekullit të 21, si “Modern Family” dhe “The Practice.
Roli i tij më i famshëm është ai në filmin e vitit 1942, “Saboteur”, drejtuar nga Hitchcock, i cili gjithashtu e përfshiu Lloyd edhe në thr illerin klasik të vitit 1945, “Spellbound”.
Role të tjera të tij përfshijnë filma si: “The Southerner” të Jean Renoir, “Limelight” të Charlie Chaplin, “Society Poets Dead” me Robin Williams, “In Her Shoes” me Cameron Diaz dhe “Gangs of New York” me Daniel Day-Lewis.
Në vitin 2014, në shenjë njohjeje të 82 viteve të tij në showbiz, e duke arritur moshën 100-vjeçare, Këshilli i Qytetit i Los Anxhelos shpalli që ditëlindja e Lloyd, më 8 nëntor, do të nderohej si “Dita e Norman Lloyd”.