OPINION Nga Mustafa Nano
Më 25 prill, demokratët kishin një mundësi për t’u bërë shumicë në këtë vend. Dhe unë kam fr ikë se ky rast nuk ka për t’iu ardhur më.
Në vitin 2025, Rama mund të jetë në pozita më të favorshme. Gjithnjë nëse katër vitet e ardhshme do dijë t’i shfrytëzojë për të shpikur një Rama tjetër e nëse ekonomia do të fillojë të xhirojë. Por ata (demokratët) nuk ia dolën.
Kam përshtypjen se i paguajnë një kosto disa zgjedhjeve të gabuara që kanë bërë, mes të cilave spikat e shkëlqen Lulzim Basha, dhe disa sjelljeve e tabiateve, që janë të tyret tanimë: “Janë mujsharë e të dhu nshëm, kanë mendësi antishtet, nuk pajtohen dot me hu mbjen, ngrenë zërin për mëkate e kr ime që i kanë bërë vetë, në mos që i kanë shpikur vetë, s’e kanë për gjë të na nxjerrin bojën jashtë vendit etj., etj”.
Por karakteristika kryesore e demokratëve që i bën ata pothuaj unelectable, është që u ka mbetur ora në vitin 1990, gjë që dëshmohet, përveç të tjerash, me faktin që kanë ngritur në kult një nga zgjyrat më të mëdha në historinë e këtij vendi.
Ky kult është ideologjia e tyre, programi i tyre, frymëzim i tyre. Dhe, në thelb, është ky kult që i ka lënë pa kauzë. Sepse nuk ka asgjë që kritikohet prej tyre sot që të mos jetë kryer prej idhullit të tyre në të shkuarën (vj edhje votash, kor rupsion, po lici partiake, administratë politike, ndërtimi i një regjimi etj.).
Është ky kult që e ka shndërruar PD-në në një parti praktikisht të vd ekur. Kur shoh turin paszgjedhor të Lulzim Bashës që zhvillohet i qetë, si pas një triumfi të madh, kur shoh që nuk i del qoftë edhe një demokrat në rrugë për t’i kërkuar llogari pse i la për dy vjet pa përfaqësim në Parlament, pse i la për po aq kohë pa pasur zë në qeverisjen lokale, pse i ka lënë për 12 vjet në hyqmin e Edi Ramës, të cilin ata e urr ejnë, kur shoh që këta 12 vite me shumë gjasë do të bëhen 16 apo 20, e vetmja gjë që më vjen në mendje është: Partia Demokratike e Shqipërisë ka vd ekur.
Është interesante sjellja e demokratëve pas datës 25 prill. Një a dy orë pas mbylljes së qendrave të votimit, pamë Lulzim Bashën të qeshur para kamerave, që deklaroi se shqiptarët e bënë të tyren, dhe se fitorja e tyre ishte në kutitë e votimit që sapo ishin hapur e po numëroheshin. Nuk i nxuri goja asnjë kritikë e ankesë.
Përkundrazi, të jepte përshtypjen se ishte në një mendje me mua: “Dita e votimit ishte një ditë e bukur; shqiptarët u sollën si qytetarë shembullorë”. Pak përpara tij, këtë gjë e kishte nënvizuar Ilir Meta. E kishte cilësuar ditën e diel një ditë fantastike. Ata, kushedi se pse, po prisnin fitoren.
Dhe unë zura të besoja se kjo ishte e vërtetë. Ma përforcoi këtë ide edhe një dalje e Ramës pak minuta më vonë: Fytyra e tij ishte e lodhur, e pashpresë. Socialistët u ftilluan sakaq mbi efektin që mund të bënte pamja e tij (krahasuar me pamjen e hareshme të Bashës), dhe vetëm disa minuta më vonë u shfaq para kamerave Erion Veliaj, me buzët vesh më vesh, duke nyjëtuar fjalë që rrezatonin optimizëm. Pas Veliajt, demokratët nuk u bënë më të gjallë.
Të nesërmen në mëngjes, u shfaqën (tanimë, me pamje të mrrolët e të murrëtyer) veç për të thënë se fitorja e tyre ishte në kuti, por po vononte për shkak të strategjisë së kundërshtarit për të numëruar kutitë që ishin në favor të tyre. Një gjepur, pasi të gjithë e dinin që hapja e kutive bëhej sipas një radhe të përcaktuar në ligj.
Dhe kështu rrodhën gjërat deri në fund, me socialistët shend e verë përballë demokratëve që nxinin e sterronin. Lulzim Basha nuk u pa më. Dhe kur të gjithë po prisnin që ai të dilte e të njihte hu mbjen (disa po prisnin të shpallte edhe dorëheqjen), ai nuk pati drojë të mbante fjalimin më haluçinant të jetës së vet. E mbajti në oborrin e SHQUP-it, duke pasur si sfond fytyrat e dë shpëruara të kandidatëve për deputetë të PD-së, të cilët një dreq e di pse më përhiteshin me fytyrën e Xhelal Mziut, që ishte gjithashtu atje.
Një shakmizë Xhelal Mzinjsh të multiplikuar. Është aq e vërtetë kjo, sa e mora vesh vetëm pas transmetimit live në TV të atij takimi që në mes asaj turme, mú prapa Bashës, kishte qenë edhe Grida Duma. E pabesueshme: Fytyra e Gridës më ishte fanitur e njëjtë me atë të Xhelalit. Të njërit prej Xhelalëve. Për spektatorë, Basha pati atë mbrëmje disa dhjetëra aparatçikë e militantë trushpëlarë që e ndërprisnin herë pas herë me britmat “poshtë ko munizmi”, “liridemokraci”.
Mua më tro nditi pacipësia e atij njeriu në atë moment. Ishte si t’i kishin bërë magji. Nuk ishte Lulzim Basha. Ishte një tjetër që i ngjante atij. Por nuk është kjo që ka rëndësi. Rëndësi ka fjalimi i tij, të cilin po e riprodhoj me pikë e me presje, me ndonjë shënim timin në kllapa: “Të dashur shqiptare dhe shqiptarë, zonja dhe zotërinj!
Teksa muzgu i kësaj dite po bie mbi qytetet e fshatrat tona, mbi malet e luginat e Shqipërisë, një tjetër hije po avitet në zemrat e mendjet e shqiptarëve anë e mbanë vendit (të bëhet se po lexon një variant të Manifestit Kom unist, i cili fillon me fjalët: ‘Një hije po i fanitet Europës – hija e Komunizmit’. M.N.) A është ky muzgu i shpresës e ëndrrës për ndryshim, për Shqipërinë demokratike, normale, të zhvilluar, europiane? Kemi shumë vite që luf tojmë për demokracinë. U deshën shumë vite që të rrë zonim regjimin ko munist, por ne ia dolëm. Ia dolëm sepse jemi njerëz të fortë.
Jemi një popull që beson te demokracia. Be teja jonë për demokraci ka vijuar pa ndërprerë, çdo çast, çdo orë, çdo ditë, çdo muaj, anembanë Shqipërisë. Edhe këto muaj ne bëmë b etejë për demokraci. Unë besova se falë fuqisë së mrekullueshme të popullit tonë, ne do të fitonim dhe do t’ia kthenim demokracinë Shqipërisë.
Por këtë herë kjo nuk mjaftoi (në këtë pikë, unë prita që ai të thoshte: “… dhe prandaj, unë jap dorëheqjen time të parevokueshme”. Por jo, as që bëhej fjalë. M.N.). Nuk mjaftoi, sepse këto zgjedhje nuk kishin të bënin me demokracinë. Ne hymë në këtë be tejë jo me një kundërshtar politik, por me një regjim që bëri gjithçka për ta shk atërruar garën e ndershme elektorale.
Ata ndryshuan Kushtetutën e Kodin Zgjedhor, duke thyer të gjitha rregullat (shih, shih, vetëm pak orë pasi u mburr se fitorja ishte e sigurt për demokratët, ai e kërkon burimin e manipulimit disa muaj para se të fillonte fushata elektorale!!!). Dhjetëra mijëra vota të pavlefshme, numri më i madh ndonjëherë, dy herë më shumë se diferenca mes palëve (gënjeshtër, është e kundërta, diferenca mes palëve është shumë herë më e madhe sesa numri i votave të pavlefshme.
Pastaj, për çfarë dreqin do duhej përmendur kjo gjë, teksa ai ishte duke folur për prishjen e garës elektorale? Nuk ka asnjë fakt që këto vota t’i kenë përkitur demokratëve. Madje, besohet se është e kundërta. Ndryshe, do kishin kërkuar rishqyrtim të votave të pavlefshme. Pse nuk e bënë? M.N.), miliona euro të hedhura për të realizuar blerjen më të madhe industriale të votave, duke sjellë shtrembërimin më të madh të vullnetit të zgjedhësve.
Ata përdorën milionat e koncesioneve të ko rruptuara, vodhën të dhënat personale të qytetarëve, përdorën kr iminelët e ba ndat, kë rcënuan e shantazhuan votuesit, administratën, gazetarët (gazetarët? Cilët janë këta me emër e mbiemër? M.N.) e median, duke e bërë edhe më të madhe ma sakrën elektorale. Edi Rama ka bashkëpunuar e vazhdon të bashkëpunojë hapur me përfaqësues të kr imit si Tom Doshi. Ai kandidoi përsëri përfaqësuesit e kr imit në listat e tij. Dhe pavarësisht këtyre, ne sollëm një arritje të madhe e të jashtëzakonshme për demokracinë në Shqipëri.
Ne u bëmë më të fortë (këtu pati duartrokitje, të shoqëruara me thirrjet “Basha”, “Basha”, pas të cilave vetë Basha ngriti zërin… M.N.) Ne jemi më të vendosur se kurrë. Kushdo që mendon se do dorëzohemi, nuk na njeh mirë. Ne do ta vazhdojmë betejën me gjithë fuqinë tonë. Ne do të vazhdojmë të lu ftojmë deri në fitoren e demokracisë, sepse ky mision, që është vetëm i yni, është më i madh se të gjithë ne (në këtë pikë u dëgjuan thirrje “liri-demokraci. M.N.). Po u dorëzuam ne, Shqipëria nuk ka më asnjë mundësi.
Dhe kjo nuk do të ndodhë kurrë. Mbi 600 mijë shqiptarë votuan për ne, dhe sollën shpresë. Unë u them këtyre: ‘Faleminderit për besimin tuaj dhe ju premtoj sot se ne nuk do t’ju zhgënjejmë kurrë. Ne do të luf tojmë për ju. Zëri juaj do dëgjohet qartë. Zëri juaj do dëgjohet fort. Kjo është përgjegjësia ime, është detyrimi që kam para jush (këtu dëgjohet turma që bë rtet: Poshtë ko munizmi. M.N.).’ Nata që ka rënë sot, do largohet. Dielli do të ngrihet përsëri.
Do të jetë dielli i shpresës për Shqipërinë. Fryma e ndryshimit është më e fortë se kurrë. Beteja veç sa ka filluar dhe ne do ta çojmë atë deri në fitore. Demokracia do të fitojë. Shqipëria do të fitojë. Zoti e bekoftë Shqipërinë! (Në këtë pikë, Basha largohet, ashtu siç erdhi, me trupin e drejtë, sikur të kishte gëlltitur okllainë, dhe i shoqëruar nga shpura e vet e ngushtë, mes së cilës binte në sy Gazmend Bardhi. M.N.)”.
Të nesërmen, Basha u dëgjua të thoshte se tani kemi për detyrë të dalim nëpër Shqipëri për të mbledhur faktet e manipulimit të votave. Pra, ai fillimisht kishte caktuar kri min e kishte treguar me gisht autorin e kr imit dhe më pas po na thoshte se tani do të vihej në kërkim të fakteve që provojnë se kr imi ka ndodhur dhe se atë e kishte kryer Edi Rama. Një gjepur tjetër, apo jo?
Por kush po pyet për këtë? Demokratët iu futën punës. Dhe Alibeaj zbuloi dy drejtorë të administratës që ishin parë në një fshat të jugut, për të cilët kishin lajmëruar Pol icinë, por ajo nuk e kishte vënë ujin në zj arr!!! Bardhi, në stilin e tij, solli një provë nga Shkodra. Ai tha se Edi Rama kishte folur disa ditë para votimit në telefon me një kontingjent të kr imit.
Vini re! Nuk tha: Rama është parë duke folur me një kri minel. Tha, si të ishte frekuenca që e kishte bartur zërin e Ramës: Ka folur në telefon!!!! Ishte po Alibeaj që përsëriti gënjeshtrën e Bashës se numri i votave të pavlefshme në disa qarqe të fituara nga PS-ja është më i madh sesa diferenca mes votave të kësaj të fundit e PD-së. E kështu me radhë. E kështu pa fund. Demokratët kanë çuar një thes me prova në Pr okurori. Nuk po bëj shaka: Bash një thes me prova. Kështu u tha prej tyre.
Madje, lajmëruan edhe mediat që ta filmonin marshimin e tyre drejt dyerve të SPAK-ut. Mirëpo, është marrë vesh se nuk kanë paraqitur asnjë provë. Asnjë, për be. Dhe kjo, të kuptohemi, nuk do të thotë se socialistët nuk kanë bërë ndonjë të pabërë. Kjo thjesht do të thotë që demokratët nuk kanë prova. Të vetmet prova janë ca bla, bla, bla, të cilave as që mund t’u matet efekti elektoral. Rrjedhimisht, nuk kanë vlerën e një prove juridike mbi manipulimin e zgjedhjeve.
Mund të ngrihen padi në kurriz të njërit apo tjetrit për përdorimin e administratës, për vje dhjen e të dhënave personale, për punësimet etj., mund të dë nohen edhe njerëz për këto shkelje ligjore (nëse arrihet në përfundimin se ka shkelje), por këto nuk janë prova se zgjedhjet janë vje dhur. Dhe se ato mund të përsëriten. Zgjedhjet janë kapitull i mbyllur, tanimë. Këtë gjë e dinë edhe demokratët. Që të gjithë. Dhe prandaj, sjellja e tyre është e çuditshme. Unë nuk kam fuqi t’i kuptoj.
Ka kohë që nuk i kuptoj, në fakt, por këtë herë është ndryshe. Nuk i kam parë kurrë në këtë derexhé, të fiksuar pas merakut për karrierën e një humbësi serial, e për avenirin politik të një idioti të dobishëm (më falni, të padobishëm). Janë në kulmin e një zhgjëndrre.
Po jetojnë në një realitet që e kanë veç në kokën e tyre, ku çdo gjë është me kokë poshtë: Hu mbja u duket si fitore, Basha u duket udhëheqës i madh, Berisha u duket sikur nuk është kryetar partie, socialistët u duken sikur janë pakicë e Rama u duket i mbaruar. Prandaj them se ata janë tanimë unelectable.
/NOA.al