Mijëvjeçari i ri ka sjellë sfida të reja dhe avantazhe për jetën.
Të gjithë ata që kanë lindur që nga fillimi i këtij Mijëvjeçarin, pra 2000 e tutje, e kanë më të arritshme se kurrë më parë brezat e tjerë, që të jetojnë më shumë se 100 vjeç.
Revista “Lancet” në studimet dhe analizat që bën periodikisht, evidenton pikërisht këtë hapësirë të re për jetën.
Revista britanike ka analizuar kushtet e jetesës dhe teknologjisë që sugjeron se e ka ndihmuar botën të shtojë jetëgjatësinë e njerëzve të globit, duke bërë që të paktën gjysma e brezit të ri që lind këtë shekull të arrijë të jetojë moshën 100 vjeç.
Ndër të tjera, studimi shton faktin se njerëzit në vendet e zhvilluara gjatë shekullit XX kanë fituar një rritje të jetëgjatësisë së tyre prej 30 vjetësh, që prej vitit 1840.
Po ashtu vihet në dukje edhe faktie në shumë vende numri i vdekjeve të njerëzve mbi moshën 80 vjeçare ka vazhduar të bjerë deri në fillim të vitit 2020. Një vit e disa muaj pandemi ka ndikuar në vdekshmërinë e moshave të thyera, por pas vaksinimit dhe rënies së virulencës deri në zhdukje të Covid-19, normaliteti pritet të rikthehet dhe jetëgjatësia të vazhdojë trendin pozitiv. /noa.al/