Një ligjvënës në Pakistan, ka paraqitur një projektligj të çuditshëm ku detyron prindërit të martojnë fëmijët e tyre deri në moshën 18 vjeçare.
Syed Abdul Rasheed paraqiti të mërkurën, 26 maj, në Sekretariatin e Asamblesë në Sindh një draft të “Aktit të martesës së det yrueshme të Sindh 2021”.
Nëpërmjet këtij drafti kërkohet që martesa të bëhet e detyrueshme për personat e moshën 18 vjeç.
Në draft shkruhet se prindërit e një të rrituri që nuk martohet kur mbush moshën 18 vjeç do të duhet të paraqesin arsye të vonesës së dasmës para zëvendës Komisionerit të Qarkut, duke shtuar se ata që nuk paraqesin arsye do të paguanin një gj obë prej 500 rs (monedha indiane e konvertuar në dollare vlera eshte 6 $) secili.