Gjykata Administrative ka mbështetur kërkesat e vazhdueshme të qytetarëve dhe shoqërive civile apo dhe shoqatave të angazhuara për mbrojtjen e mjedisit, lidhur me ndërtimin e digave mbi lumin Vjosë.
Gjithashtu edhe për ta shpallur atë Park Kombëtar në mënyrë që të mos bëhen ndërhyrje të mëvonshme. Sot Gjykata Administrative e Tiranës me gjy qtare Aferdita Maho ka rrëzuar një padi nga kompania turke AYEN-ALB SH.A kundër Ministrisë së Mjedisit. Në atë padi kërkohej shfuqizimi i deklaratës mjedisore negative që rrëzon në tërësi koncesionin për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit.
Ministria e Mjedisit nuk pati miratuar një projekt të kompanisë turke, duke e konsideruar atë me vlerësim mjedisor negativ. Në raport thuhej se gjendja natyrore dhe vlerat e biodiversitetit të lumit Vjosa, janë ndër më të lartat në Ballkan, ku gjenden qindra gjallesa të reja, dy prej të cilave të panjohura më parë për shkencën.
Rama më herët e ka premtuar se Parku i Vjosës do të shpallet Park Kombëtar, pasi dhe shumë ambientalistë apo qytetarë të zakonshëm kanë bërë shumë në mbrojtje të këtij lumi, i cili është i vetmi i ngelur i ‘vir gjër’ në Evropë. Një ndër më të njohurit në botë, aktori i madh Leonardo di Caprio e ka mbështetur nismën për mbrojtjen e lumit të Vjosës në Shqipëri që nga viti 2019.