Loading...

Ky është miliarderi me i ri në botë/ Ja si e arriti suksesin në moshë kaq të re

Bëhet fjalë për Vitalik Buterin , një programues 27-vjeçar ruso-kanadez, i cili është shpallur miliarderi më i ri në botë. Ai krijoi “Ethereum”, kriptomonedhën e dytë më të famshme dhe njëkohësisht më të vlefshme, në 2013 kur ishte 19 vjeç.

Buterin ka në pronsinë e tij 330 mijë monedha me “Ethereum”, me vlerë 1.09 miliardë dollarë. Monedhën digjitale e ka krijuar në vitin 2012 dhe në treg ka vlerën prej 376 miliardë dollarësh.

Së fundmi , “Ethereum” kaloi vlerën e 3 mijë dollarëve për monedhë duke shënuar rritje me 325 % për katër muajt e parë të vitit 2021. Blerja e “Etherum” është rritur vrullshëm me nisjen e këtij viti.

Sa për Buterin, ai ka lindur në Moskë, në vitin 1994 ku më vonë u zhvendos me familjen në Kanada ku dhe krijoi monedhën digjitale. Më herët Buterin punonte në revistën e “Bitcoin” si bashkë –themelues i saj, ndërsa tanimë është rivali kyesor i tij.

Në 2014 ai u zgjodh të ishte pjesë e e “Thiel Felloëship”, i cili është një program dyvjeçar i krijuar nga miliarderi Peter Thiel që “jep 100,000 dollarë të rinjve që duan të ndërtojnë gjëra të reja në vend që të ulen në një klasë”.

Së fundmi , 27-vjeçari miliarder dërgoi 600 mijë dolar në Indi në ndihmë të luf tës ndaj Covid-19.
Buterin nuk është shumë aktiv në rrjete dhe media sociale , në rrjetin social Twitter ndjekësit e tij llogariten në 1.4 milion.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com