Tashmë ka një lëvizje të zyrtarizuar për reformimin e Partisë Demokratike me propozime konkrete për dorëheqjen e parevokueshme të Lulzim Bashës, ndryshimin e statutit dhe hapjen e partisë. Gazetari Arjan Çani duke komentuar të ardhmen e kësaj lëvizjeje tha se Basha duhet të japë dorëheqjen edhe pse sipas tij faji i humbjes së zgjedhjeve nuk qëndron te kreu i opozitës.
“Mendimi im dhe po të isha si Basha, unë do kisha ikur pas kësaj hu mbjeje. Dhe jo për fajin e tij sepse edhe Berisha po të ishte në krye të PD me këtë lloj mundësie qeverisje do ishte e pamundur të fitonte zgjedhjet. Nuk është faji i kryetarit për hu mbjen e zgjedhjeve.
Një gjë është e rëndësishme që në Shqipëri nuk bëhen zgjedhje të lira dhe ndershme, por zgjedhje shtetërore, ku shteti është kundër opozitës dhe kush lu fton me shtetin është e pamundur të fitosh.
Kështu që Basha si kreu i PD nuk është se ka faj për këtë humbje por ai duhet të iki që në 2025 mos t’i thonë që ti e ke fajin sepse nëse vazhdojmë kështu edhe në 2025 prapë hu mbin. Rama është instaluar mirë deri në 2029 nëse nuk ndodh asgjë ak sidentale gjatë rrugës. E shoh dhe për një mandat tjetër” – tha Çani.
I pyetur se nëse ikën Basha kë sheh si kandidat të mundshëm për të zëvendësuar atë, Çani veçoi emrin e Arben Imamin.
“Nëse do ikte Basha unë nga këta që janë në xhiro do vendosja Ben Imamin. Ai mua më frymëzon. Mund ta bëjë në parim. Sistemi i Ramës është kaq i fortë pervers saqë edhe Zoti të vi në tokë është e pamundur të mundi sistemin e Edi Ramës. Nuk bëhet fjalë për të mundur Ramën, ai i ka të gjitha apazonin, por këtu lufta është me një super fuqi te një katundi siç është Shqipëria që mbështetet shumë hapur nga ndërkombëtarët” – tha Çani.
Çani tha se nëse Basha vendos të mos dorëhiqet zgjidhja do të ishte të pranonte bashkëqeverisjen me Ramën.
“Le të jemi pragmatistë jo cinikë. Nëse Basha ka vendosur të mos ikë le ta çojë deri në fund dhe ti thotë po bashkëqeverisjes. Rama e di se këto zgjedhje nuk i ka fituar vërtet madje dhe miqtë e tij ndërkombëtar e dinë dhe kërkon ta mbajë butë me Bashën. Kërkon të heqë vëmendjen nga ska ndalet që dalin ditë për ditë nga deformimi i votës. Vendi nuk ngelet pa pushtet sepse do ketë gjithmonë njerëz që kërkojnë pushtetin. Një opozitë do ketë” – tha Çani në MCN TV.