Më pak se 9 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, KQZ ka miratuar sot rezultatin e procesit për të gjitha qarqet e vendit.
Kështu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi rezultatin për Tiranën, Durrësin, Fierin, Beratin, Elbasanin, Shkodrën, Dibrën, Lezhën, Vlorën, Korçën dhe Gjirokastërn.
Ndërkohë, më herët është miratuar edhe rezultati për qarkun e Kukësit.
Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi tha se partitë politike kanë 5 ditë afat të bëjnë ankimim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) nëse kanë pretendime për rezultatin, apo kërkesa për rinumërim.
Të vetmit që paraqitën kontestime ishin kandidatët e pavarur për moslejimin e vëzhguesve ditën e zgjedhjeve dhe gjatë numërimit. /noa.al/