Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mandatin e mbetur bosh pas nda rjes nga jeta të Bashkim Finos, për qarkun e Fierit, ia dha kandidates për deputete, Gentiana Cakrani.
Në listat fituese të PS-së, sipas vendimit të KQZ, vendin e Finos do ta zërë Cakrani.
Gentiana Cakrani renditej e 11-ta në listën e Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit.
I dhjeti në listë, Gramoz Ruçi fitoi direkt edhe me votat individuale.
Nga vakanca e krijuar për shkak të ndarjes nga jeta të Bashkim Finos, KQZ vendosi sot në seancë publike që mandatin ta marrë kandidatja Cakrani.
Deputeti socialist Bashkim Fino u nda nga jeta më 29 mars 2021, gjatë muajit të fushatës, pas betejës me Covid1-9.
Fino ishte pjesë e listës fituese nga PS, ndërsa Kryeministri Edi Rama e shpalli atë datë, ditë zie kombëtare.
/NOA.al