Loading...

Kirurgu plastik: ‘Politikanët në Shqipëri bëjnë botoks dhe kërkojnë të mos u dalë emri. Në fakt sjellin dhe të dashurat e tyre dhe dëshirojnë të mos u dalë si informacion’

Sot në “Ftesë në 5” n1% Top Channel, me Bieta Sulon ishte i ftuar kirurgu i njohur plastik, Panajot Papa.

Ai u bë pjesë e diskutimit për trendin e ri të ndërhyrjeve estetike të burrave, që në vendin tonë shihen me shumë paragjykim dhe bëhen fshehurazi.

Papa pranoi se i kanë shkuar shumë politikanë të njohur për të kryer botoks apo trajtime të tjera estetike dhe nuk shkojnë të pashoqëruar.

“Politikanët në Shqipëri bëjnë botoks dhe kërkojnë të mos u dalë emri. Në fakt sjellin dhe të dashurat e tyre dhe dëshirojnë të mos u dalë si informacion. Më ka ndodh të më vijë një politikan kur isha në Angli, nuk ishte me bashkëshorten, por me një vajzë tjetër. M’u lut që të ruaja privatësinë”, tregoi ai.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com