“Be teja do vazhdojë deri në fitore” .
Kështu është shprehur kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga selia blu, ku duket se nuk ka ndërmend të dorëhiqet.
Mësohet se PD-ja po analizon rezultatin e 25 prillit dhe kreu i saj Lulzim Basha do t’i nënshtrohet votëbesimin në parti, nëse do të njihet hu mbja, pas ankimimeve.
Gjithsesi, në reagimin e dytë të kreut të PD-së, pas disfatës së pësuar në zgjedhjet e 25 prillit, duket se në fokus janë disa nga zërat brenda selisë blu, që kërkojnë largimin e tij duke bërë përgjegjës për hu mbjet e njëpasnjëshme.
Por mbështetësit e Bashës duket se do ta kthejnë në një kauzë ‘rrëzimin e Ramës’, me besimin se zgjedhjet janë manipuluar nga qeveria, dhe veç kreut aktual të PD-së, askush tjetër nuk ka potencial të rrëzojë partinë në pushtet, përkundrazi, i shërben indirekt asaj, siç edhe ka ndodhur me disa nga zërat që i dolën më herët kundër, si Topalli, Patozi, Murrizi dhe Hajdari, të cilët me partitë që krijuan, “ndihmuan” në një rezultat më të dobët për të djathtën.
Përkrahësit e Bashës nuk janë pak. Veç degëve, mbështetjes nga lideri historik Berisha, janë pro Bashës thuajse të gjithë ata që siguruan një mandat deputeti, në zgjedhjet e fundit, ndaj edhe çdo zë kundër për momentin ndaj tij, konsiderohet brenda selisë blu, një minorancë.
Kujtojmë se Partia Demokratike ka pretenduar se votat e qytetarëve janë tjetërsuar, ndërsa ka theksuar se do të faktojë një gjë të tillë.
Më herët PD ashtu si edhe LSI i kanë kërkuar KQZ pamjet filmike nga numërimi i votave.
Ndërkohë Basha gjatë deklaratës së tij ditën e sotme, ka reaguar edhe për zërat që i kanë dalë kundër brenda strukturave të PD ku nuk kanë munguar kërkesat për dorëheqjen e tij.
Basha lidhur me këtë ka paralajmëruar një konferencë për mediat.
“Do kemi një dalje të plotë për mediat”, paralajmëroi Basha për të gjitha çështjet. “Kur të vijë momenti i duhur”, ka bërë të ditur kryedemokrati.
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, sot zhvilloi një takim me shefen e misionit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, Ursula Gacek.
/NOA.al