Loading...

Keni bërë plane për fundjavë? Ja si do të jetë moti për 3 ditët e ardhshme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë me dije se dita e nesërme do të ndikohet nga kalimi i një fronti me reshje shiu në të gjithë Shqipërinë. Në pjesën bregdetare parashikohen shtrëngata me rrufe të izoluara.

Gjatë së dielës reshjet e shiut do të izolohen në pjesën veriore të vendit për t’i lënë vend kthjellimeve e vranësirave në zonat e tjera të vendit.
Ndryshe situata do të paraqitet të hënën pasi moti i kthjellët do të mbizotërojë në vend me vranësira kalimtare përgjatë maleve.

Era përgjithësisht do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare e hera herës e vrullshme në brigjet detare shoqëruar me valëzim të forcës 3 dhe 4 ballë.

Temperaturat do të pësojnë rënie të dielën në mëngjes e ndërsa rritja e ndjeshme e tyre do të vijë mesditën e së hënës.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com