Loading...

Kanë kaluar 11 vite nga zh dukja e Mateo Bejajt nga Vlora dhe ende asnjë gj urmë, flet motra

Kanë kaluar pothuajse 11 vite nga zhd ukja e Mateo Bejajt, të riut që hu mbi gjurmët me familjen e tij në fshatin Fitore të Vlorës. E motra e tij, Fabiola në një lidhje me Skype në “Abc-ja e mëngjesit”, Fabiola tha se nuk beson se Mateo, asokohe 14 vjeç, të jetë larguar me dëshirën e tij por është rrë mbyer.

“Doli si çdo ditë nga shpia për të luajtur me shokët, në orën 4 nuk u kthye më në shtëpi. Ne prisnim orë pas ore ditë pas dite, sepse nuk e mendonim në asnjë moment që Mateo të kishte hu mbur. Deri në orën 7 pasdite mateo ka luajtur me shokët, nuk kanë vërejtur asnjë çdo gjë ishte normale.

Më pas mbetet mi ster kjo çështje që Mateon se ka parë askush dhe më pas në orën 9, është përshëndetur dhe është drejtuar drejt shtëpisë por nuk ka arritur. Është një dorë njeriu me hu mbjen e vëllait, nuk është largim me dëshirë.“, tha Fabiola.

Ajo thotë se kë rkimet nga autoritetet nuk kanë qenë të mjaftueshme pasi siç theksoi ajo, Mateo ka hu mbur gju rmët në një ditë vere, dhe është shumë e vështirë të besohet se nuk mund ta ketë parë askush. Ajo tregoi se para disa vitesh kishin marrë një telefonatë mi sterioze për ditëlindjen e tij,

“Jemi të zhg ënjyer nga puna e po licisë, se siç e thashë në 7 deri në 9 Mateon s’e ka parë askush, janë dy orë qëndrimi në një ditë vere kur të gjithë njerëzit janë jashtë dhe nuk del askush që mund ta ketë parë. Kështu që kë rkimet nuk kanë qenë të thella, sipërfaqëore dhe prej asaj dite dhe çdo vit, deri më tani që pothuajse nuk kërkohet fare.”, u shpreh Fabiola. /abcnews.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com