Kandidatja për kryetare të PD-së, Edith Harxhi bën thirrje për bashkim pasi vetëm kështu ajo beson se Rama nuk mund ta përfundojë mandatin e fituar në 25 prill.
“Nëse hapet dhe bashkohet PD-ja mund të vijë në pushtet për 2-3 vite”.
“Edi Rama nuk është i pathy eshëm, por mund të thyhet me votë dhe me mjete demokratike të forta dhe konkrete”.
Edith Harxhi thotë se më parë PD-ja duhet të krijojë frymë.
Ajo beson se kështu Rama mund të largohet para vitit 2025.
Harxhi jep shembuj, me qeveri të tjera në Ballkan, kur nuk e kanë mbaruar një mandat të plotë.
“Kjo është gjëja më normale që ndodh në disa vende me ndërrim qeverish”, u shpreh Edith Harxhi.
Harxhi ishte e ftuar në Tempora, ku tha se ndryshimi duhet të vijë nga PD-ja./NOA.al