Një artikull dedikuar divorcit të Bill Gates është publikuar nga “Ëall Street Journal”, sipas të cilit zbulohet një nga arsyet që mund të ketë çuar në divorcin e miliarderit Bill Gates me bashkëshorten Melinda dhe largimin e tij nga bordi drejtuesi i kompanisë që themeloi.
Në artikull shkruhet se bordi i Microsoft vendosi në 2020 se Bill Gates duhej të dorëhiqej për shkak të një lidhje sentimentale që ai kishte me një punonjëse të kompanisë. Bordi i drejtorëve të Microsoft, thotë “Ëall Street Journal”, punësoi një firmë ligjore në fund të vitit 2019 për të het uar Gates, pasi një punonjëse pretendoi në një letër se kishte pasur një marrëdhënie sek suale me themeluesin e kompanisë për vite me radhë.
Gjatë het imit, disa anëtarë të bordit menduan se nuk ishte më e përshtatshme që Gates të ishte pjesë e tij. Në fillim të këtij muaji, Bill dhe Melinda Gates deklaruan div orcin, që i jep fund martesës së tyre prej pothuajse tri dekadash.