Izraeli dhe Palestina më në fund kanë arritur një ar mëpushim pa afat i cili rrit shpresat për një eli minim të rr ezikut për hu mbjen e jetëve të pafajshme, raporton noa.al.
Qeveria e Izraelit e ka konfirmuar miratimin e vendimit për një a rmëpushim në Gaza. Ajo pohoi se ar mëpushimi u propozua nga Egjipti dhe do të jetë “i pakushtëzuar”.
Një zyrtar i grupit militant Hamas i tha agjencisë Reuters se Izraeli dhe Hamasi do të fillojnë ar mëpushimin “e ndërsjellë dhe të njëkohshëm” të premten 21 maj në orën 02 të mëngjesit.
Ar mëpushimi vjen pak orë pasi Izraeli kreu mbi 100 su lme ajrore të cilat shë njestruan infrastrukturën e Hamasit në veri të Gazës, por si zakonisht duke vr arë shumë civilë. Hamasi u h akmor duke shkrepur ra keta në drejtim të Izraelit.
Si nisi ko nflikti më i fundit
Prej nisjes së Muajit të Shenjtë të Ramazanit, në mesin e muajit prill, palestinezët janë përballur gati çdo natë me po licinë izraelite në Jerusalemin Lindor, e cila kishte vendosur kufizime për organizime në mbrëmje në zonën e vjetër të qytetit.
Pal estinezët kanë thënë se kufizimet kanë pasur synim bllokimin e organizimeve të tyre. Po licia ka thënë se ka pasur qëllim të ruajë rendin.
Ten sionet kanë qenë të larta edhe për shkak të një rasti ligjor, që mund të rezultojë me dëbim të shumë familjeve palestineze nga shtëpitë e tyre, ashtu që hebrenjtë – me përkrahje të gjykatës izraelite – të mund të banojnë aty.
Dh una është përhapur shpejt në zonën e vjetër të qytetit, ku gjendet xhamia Al-Aksa, vendi i tretë më i shenjtë në Islam, njëherësh hapësira më e ndjeshme në kon fliktin izraelito-palestinez.
Qindra palestinezë janë pla gosur në lu ftimet me po licinë në dhe rreth pjesës së vjetër të qytetit, në kohën e fundit.
Grupi militant Hamas që udhëheq me Gazën, të cilin Izraeli, BE-ja dhe SHBA-ja e konsiderojnë te rrorist, filloi të që llonte me raketa, duke shkaktuar su lme ajrore ha kmarrëse nga forcat izraelite. Si politika, ashtu edhe historia dhe feja, e vendosin Jerusalemin në qendër të ko nfliktit të zgjeruar izraelito-palestinez.
Në zemër të qytetit të vjetër të Jerusalemit gjendet maja, e cila nga hebrenjtë në gjithë botën njihet si Mali i Tempullit – vendi më i shenjtë për ta – dhe për myslimanët si vendi i shenjtë fisnik. Aty gjendej shtëpia e tempujve hebrenj të antikitetit. Tani aty janë dy vende të shenjta, Kupola e Shkëmbit dhe Xhamia Al-Aksa.
Të krishterët po ashtu nderojnë këtë qytet dhe e konsiderojnë të shenjtë, pasi besojnë se Krishti është lutur, ka vde kur dhe është ringjallur.
Izraeli e konsideron gjithë Jerusalemin si territor të vetin dhe si kryeqytet të pandashëm, kurse palestinezët kërkojnë që pjesa lindore të jetë kryeqyteti i shtetit të tyre.
Aneksimi i Jerusalemit Lindor nga Izraeli nuk njihet ndërkombëtarisht.
Gjatë 11 ditë të lu ftimeve janë vr arë të paktën 232 persona në Gaza dhe 12 në Izrael.