Loading...

Ish-ambasadori letër publike Metës: ‘Unë nuk dëshiroj që në krye të Republikës së Shqipërisë të jetë një politikan si ju, një president, i cili është nën dinjitetin e popullit tim’

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Uashington, Fatos Tarifa nuk kurseu su lmet ndaj presidentit Ilir Meta, pasi i doli në mbrojtje ish-kryeministrit Sali Berisha, që u shpall “non grata” në SHBA.

Përmes një letre të hapur, Tarifa u shpreh i zhgënjyer nga ky qëndrim i kreut të shtetit dhe tha se Shqipëria nuk mund të përfaqësohet më nga ai si president.
“Unë nuk dëshiroj që në krye të Republikës së Shqipërisë të jetë një politikan si ju, një president, i cili është nën dinjitetin e popullit tim. Unë nuk dëshiroj që në marrëdhëniet e saj me Shtetet e Bashkuara dhe me shoqërinë ndërkombëtare Republika jonë të përfaqësohet nga një president si ju.

Unë nuk dëshiroj që roli i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, i cili realizohet përmes ambasadës amerikane dhe ambasadorëve amerikanë në Tiranë, të përçmohet e të anatemohet në këtë mënyrë siç bëni ju.”

Sipas tij, Meta tregoi një sjellje prej bajraktari dhe shtoi se në këtë mënyrë, vetëm sa i ka shpallur luftë Shteteve të Bashkuara. Fatos Tarifa parashikoi për Metën të njëjtin fat si të Berishës, shpalljen të padëshiruar në SHBA.
“Mua më duket krejt e palogjikshme, e turpshme dhe e dënueshme që ta cilësosh këtë vendim të administratës amerikane si “një akt të shëmtuar, të pabesë dhe të poshtër” të saj ndaj Sali Berishës dhe ndaj Shqipërisë, siç bëni ju. Me këtë deklaratë absurde, ju jo vetëm keni dëshmuar një mungesë të plotë prudence dhe sentimentet tuaja të theksuara antiamerikane, por edhe e keni vënë veten në të njëjtën transhe me një Berishë të padëshiruar nga aleati ynë më i madh, duke përcaktuar për veten tuaj, të njëjtin fat si ai.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com