Iku Ardian Matani
Fluturoj si yll karvani.
Kryekomisari ynë
Buzëqeshur mbylli synë.
Në maj me lule ngarguar
Me projekte nëpër duar.
U ngjit lartë mbi male bore
Në parajsën qiellore.
Ardiani shkoj nxituar
La prindrit shpirt përvëluar.
Miq, shokë dhe familjar
Të gjithë me lotë e kanë larë.
Në Gjormin e Labërisë
Në djepin ku ka pirë sisë.
Aty ku i folën bir
Sot i themi lamtumir.