Dashi
Situata juaj do të përmirësohet ndjeshëm dhe ju do të ndiheni sërish protagonist në këtë periudhë. Kjo si shkas i propozimeve që ju janë bërë, apo i provimeve që do të mund t’i merrni. Këto mundësi nuk do t’ju vijnë përsëri, kështu që rriheni hekurin sa është i nxehtë. Gjatë këtij muaji do të vendosni edhe nëse do të vazhdoni me punën që keni, apo do të nisni me projekte të reja. Tre muajt që shkuan ishin tepër të rëndësishëm për ju, thuajse revolucionar. Vetë jeta juaj ka marrë një kthesë që prej gushtit të vitit 2020. Që prej asaj kohe, mundësitë nuk ju kanë munguar. Lum ata që kanë ditur t’i shfrytëzojnë.
Datat 8,9 dhe 23 do të jenë të rëndësishme për të marrë vendime pune. E hëna e datës 27 do të jetë e tensionuar. Duhet të bëni kujdes para se të thoni “jo!” këtë muaj, pasi nuk do t’ju vijnë më mundësi të tilla. Do të jetë një muaj special sa i takon dashurisë. Dy javët e para do të jenë mjaft intensive. Lidhjet e konsoliduara do të funksionojnë më së miri. Por edhe ju që nuk doni të angazhoheni me lidhje serioze gjatë kësaj periudhe, do të ndiheni të kënaqur. Do të keni një tendencë të përfshiheni emocionalisht me më shumë se një njeri dhe kjo do të përbëjë problem.
Advertisements
Sidomos ju, që e konsideroni lidhjen tuaj të mërzitshme tashmë, do ta lini veten të përjetoni histori më transgresive. Bëni kujdes në datat 20, 21 dhe 28 , pasi do të ketë momente shqetësimi, sidomos për ju që keni lidhje jo fort të konsoliduara. Nëse nuk keni asgjë për të fshehur, nuk keni pse të shqetësoheni. Në të kundërt, disa të vërteta edhe mund të dalin në shesh. Bëni kujdes edhe me familjarët për probleme që i takojnë parave. 10 ditët e para të muajit do të jenë më të vështirat. Nëse do të ndesheni me probleme, do të bëni mirë të këshilloheni me një specialist. Kjo do t’ju bëjë mirë për të qetësuar shpirtin tuaj kaq intensiv dhe përherë aventurier.
Demi
Do të ekzistojnë dy ndikime kontradiktore dominuese, të cilat me veprime të tilla këtë muaj do t’ju bëjë person kontradiktor.
Nga njëra anë, do të ndiheni të sigurt dhe të qëndrueshëm dhe gjatë gjithë kohës do të përpiqeni që me konsekuencë të vëni në veprim atë që mendoni, madje ngadalë dhe sigurt, ndërsa, nga ana tjetër, vazhdimisht do të bini në fazën e veprimeve të panevojshme dhe të vrullshme me të cilat do të mund të avanconi punën tuaj. Me financat do të gjendeni mirë.
Advertisements
Për shkak të gjithë kësaj do t’i ndieni të gjitha efektet e stresit për të cilat fajin do ta keni ju vetë. Ushtroni vetëkontrollin.
Për ata të cilët janë në lidhje, ky muaj kryesisht do t’u kalojë qetë me ndonjë gabim të vogël dhe ndërhyrje të pakëndshme nga ana e tyre.
Nuk bën përjashtim as ndonjë grindje me familjarët, mirëpo megjithatë ajo është familjare. Megjithatë, ajo nuk do t’i rrezikojë lidhjet ekzistuese, por vetëm do të sjellë shqetësim kalimtar.
Binjaket
Ju do të duartrokiteni më shumë se të gjithë shenjat e tjera për vizionin, kreativitetin dhe punët që keni bërë së fundmi. Diçka e tillë do të bëjë që karriera dhe puna juaj të tërheqin vëmendje edhe më shumë se zakonisht. Qershori është muaji që sjell mundësitë më të mira të vitit në lidhje me karrierën dhe ndoshta më i rëndësishmi në 2021 për të bërë progres në fushën profesionale.
Ndoshta për momentin ju duket e pamundur të gjeni një pozicion të ri pune apo të promovoheni për shkak të pandemisë dhe keni të drejtë, por prisni. Aftësia juaj për të komunikuar qartë do të vlerësohet dhe zhvillohet edhe më.
Nëse je në një lidhje prej kohësh, mund ta gjeni veten në ankth kur nisni me planet rreth martesës. Sidoqoftë, Afërdita në Binjakë është në prapavijë, prandaj nuk është kohë e duhur për dasma- prisni deri në 2021. Edhe ideja për t’i premtuar partnerit dashuri të përjetshme ju bën të hezitoni, por do të keni kohë mjaftueshëm për t’u menduar.
Mërkuri do të jetë në prapavijë nga 17 qershori deri në 12 korrik, nëse ju duhej një tjetër arsye për t’u treguar të duruar. Do të përballeni me vonesa gjatë kësaj kohe dhe me ndryshime të herëpashershme mendjeje.
Eklipsi i 5 qershorit mund të ndikojë paksa në shëndetin tuaj, prandaj ndiqni rregullat. Hani shëndetshëm, mbani maska dhe flini mirë. Nëse i bëni këto dhe pushoni mjaftueshëm, do të merrni edhe vendime më efektive më tej.
Ky eklips do të sjellë lajme të reja në lidhje me të ardhurat tuaja, kursimet, shpenzimet dhe karrierën, por gjithsesi fokusi kryesor duhet të jetë tek lidhjet e ngushta. Ndoshta zbuloni diçka që do t’ju bëjë të mendoheni gjatë. Aty nga 21 qershori do të fitoni para, kështu që qëndroni optimistë. Arritjet dhe reputacioni juaj do të jenë në diskutim gjatë 18 muajve në vazhdim dhe nëse keni punuar fort, Jupiteri dhe Plutoni do të sigurohen që t’i gëzoni gjithë të mirat materiale që ju takojnë.
Gaforrja
Një projekt i madh do të përfundojë pikërisht me shfaqjen e Hënës së Plotë, më 2 Qershor, kështu që ju do të nxitoni për tu siguruar që të gjitha detajet janë të përsosura. Neptuni do të jetë i pozicionuar në kënd të vështirë me këtë Hënë të Plotë, kështu që nëse keni për të dorëzuar një raport, shikoni për fakte të cilat mund ti keni harruar pa dashje ose që mund të jenë të pasakta. Urani dhe Jupiteri do t’ju japin mundësi të papritura, kështu që është shumë e mundur që ky projekt tju sjellë shumë lavdërime dhe përgëzime nga të tjerët. Marsi do të jetë gjithashtu bashkëpunues me këtë Hëne të Re, por edhe me Diellin, prandaj do t’i gëzoheni energjisë që do të ndjeni përreth jush.
Kjo Hënë e Plotë e 2 Qershorit, mund t’i japë fund një çështjeje të shëndetit, ndoshta me diagnostikimin e një problemi ose me sqarimin e një sërë protokollesh mjekësore. Në qoftë se rezultatet e analizave nuk janë ato që keni pritur, kërkoni një kontroll të dytë , pasi me Neptunin aktiv dhe Mërkurin në prapavijë deri në 11 Qershor, mund të jetë bërë një gabim. Nuk ka asnjë të keqe të kontrollohen dy herë rezultatet, ose të kërkoni një mendim të dytë.
Nëse ju doni të merrni një kafshë shtëpiake në shtëpinë tuaj, shkoni në strehezat/ dyqanet e kafshëve dhe kërkoni një aty – kjo Hënë e Plotë e 2 Qershorit (plus ose minus katër ditë) do të krijojë kushtet që ju të bëni zgjedhjen më të mirë. Gjithsesi, ju këshilloj që gjatë kësaj kohe vetëm të kërkoni dhe mos të merrni vendime deri në 11 Qershor. Me Neptunin dhe Mërkurin në prapavijë, kërkoni të merrni të gjithë informacionin e duhur për kotelen ose qenushin e vogël, që doni të merrni në shtëpi për tu kujdesur. Gjithashtu, duhet të jeni plotesisht i vetëdijshëm për përgjegjësitë që do të merrni me këtë krijesë.
Shënojeni me rreth të kuq datën 5 Qershor sepse Marsi dhe Jupiteri do të punojnë së bashku në harmoni të plotë me njëri-tjetrin, ndaj në një mënyrë apo tjetër, do të gjeni mënyra për të fituar para. Ka mundësi që kjo të jetë një shumë e konsiderueshme dhe bujare parash.
Ju mund të dëshironi që të strukeni diku, në fshehtësi të plotë, për të shijuar privatësinë tuaj, sapo të shfaqet Hëna e Re më 16 Qershor, e cila do t’ju nxisë që të gëzoni privatësinë tuaj në qetësi. Kjo Hënë e Re do të jetë veçanërisht e dobishme për t’ju ndihmuar që të hiqni dorë nga një ves që ju e dini që nuk është i mirë për ju. Çdo zakon, sado i rrënjosur që të jetë, mund të kapërcehet me ndihmën e njerëzve të kualifikuar. Kjo Hënë e Re do të ketë mbështetje të jashtëzakonshme nga Urani, planeti i të papriturave, kështu që një teknikë të re ose inovacion, mund të funksionojë për mrekulli, në përpjekjen tuaj për të hequr zakonin që keni.
Qershori ka një nga ditët më të mira të gjithë aspekteve të veçanta të gjithë vitit 2021. Planeti i Jupiterit do të pozicionohet në kënd të perkryer me planetin e Uranit, një moment ky që do ti duhen muaj që të ndodhë sërish. Ky takim i rrallë do të ndodhë më 22 Qershor, ku ju do të keni fatin e mirë që të keni Jupiterin në sektorin tuaj të shtëpise dhe banesës. Kështu që ëndrra e të pasurit shtëpinë tuaj, apo të shisni një pronë me çmim të mirë, tashmë është brenda mundësive për tu realizuar. Urani godet si vetëtima, kështu që ju duhet të veproni me shpejtësi dhe me vendosmëri, kur të shfaqen mundësite papritmas.
Ju do të shkëlqeni, ndërsa jeni në pozicionin e udhëheqësit dhe do të merrni vendime që të tjerët do të jenë entuziastë për t’i ndjekur më pas. E gjithë kjo do të ndodhe falë lëvizjes që do të bëjë Marsi, kur të vendoset në shenjën e Gaforres për herë të parë në dy vjet, nga data 24 Qershor deri në 8 Gusht. Kontrolli është ajo çka e duan të gjithë dhe ju do ta keni atë me bollek.
Në karrierën tuaj, gjërat janë duke shkuar shkëlqyeshëm, gati spektakolare. Jini të vëmendshëmnë datën 29 Qershor, kur Afërdita në shenjën e Luanit dhe e vendosur në shtëpinë tuaj të të ardhurave të fituara/pagave, do të marrë një rreze të bukur nga Urani në shenjën e Bricjapit, në shtëpinë tuaj të dhjetë të fames dhe nderimeve. Statusi dhe pozita juaj do të rritet sebashku me të ardhurat tuaja.
Luani
Ky është një muaj i rëndësishëm për ata që presin të firmosin kontrata apo marrëveshje në vjeshtë. Do të përballeni me disa pengesa që vetëm pas datës 10 do të sheshohen disi. Kush nga ju ka punuar shumë, tani do të shpërblehet . Jupiteri do të mbështesë të gjithë ata që janë me provime. Krahasuar me vitin e kaluar, rrugët tuaja tanimë janë të hapura dhe prisni të korrni frytet e mundit tuaj. Në aspektin financiar gjithçka shkon më së miri. Mos e nënvlerësoni kreativitetin tuaj pasi do të keni shumë benefite prej tij. Investime të mira për të ardhmen. E keni lënë pak pas dore dashurinë gjatë fundit të majit. Pas datës 10, ndjenjat do të zgjohen sërish. Kush nga ju ka nisur një lidhje prej pak kohësh, duhet ta vazhdojë pa e vrarë shumë mendjen.
Por, edhe për të joshur dikë që ju intereson, s’do të keni nevojë për shumë teknika, thjesht lini zemrën të flasë. Me kënaqësi them se të gjithë ata që kanë kaluar një krizë dhe janë ndarë, tani janë të gatshëm të nisin histori të reja. Takimet e reja janë të favorizuara pas datës 16, një nga të dielat më të bukura të muajit. Disa nga ju do të heqin qafe dikë që i pengon, dikë që në të kaluar është sjellë keq me ju. Të lindurit në shenjën e Luanit mund të ngrihen në këmbë nga hiçi, ja pse të tjerët ju kanë zili. Forma fizike mbështetet nga një Jupiter i shkëlqyer në shenjën tuaj. Kjo është situata ideale për të planifikuar një verë argëtuese. Ju sugjeroj aktivitetet sportive, sidomos ata që kanë probleme me kilet e tepërta.
Virgjëresha
Yjet do të ndihmojnë të gjithë ata që kanë vullnet. Disa nisma të reja i keni ndërmarrë, por s’do të mungojnë edhe të tjera që i keni në plan për të ardhmen. Kontrata dhe projekte të reja mund të sjellin të ardhura të shumta brenda muajit shtator. Ata që kanë aktivitet privat ndoshta s’do të kenë kaq shumë fitime, por s’do të humbasin asgjë nga ato që kanë. Mos harroni, kur mbyllet një derë, hapen dhjetë të tjera! Ky është momenti i duhur për të kontaktuar me personat që mund t’ju ndihmojnë për realizimin e projekteve afatgjata. Ambicia juaj është rizgjuar falë lajmeve të mira që keni marrë.
Mërkuri vjen në shenjën tuaj në datën 12 dhe ndikimi i tij forcohet edhe nga Hëna që mbërrin në datën 19. Është koha të veproni pa u menduar dy herë. Një klimë kaq pozitive dhe fitimprurëse në aspektin profesional nuk vjen shumë shpesh. Për meshkujt e lindur në këtë shenjë është normale ta kalojnë dashurinë në plan të dytë. Por edhe ata më të fjeturit duhet ta kuptojnë kur marrëdhënia është në rrezik. Nuk keni më frikë nga ndryshimet, ja pse duhet të shfrytëzoni çdo mundësi që ju jepet. Dëshira për të joshur dhe për të bërë dikë tuajin/ën shtohet.
Ata që kanë një marrëdhënie “të fjetur” bëjnë mirë t’i japin duart dhe të marrin një vendim përfundimtar. Takimi me një person të ri ndoshta do t’ju ndihmojë ta keni më të lehtë marrjen e këtij vendimi. Kujdesuni më shumë për familjen tuaj, sepse një nga të afërmit ka nevojë për kujdes. Keni lënë disa çështje trashëgimie pezull. Ju këshillojmë të mos bëni debate me dikë që ju ka vënë në provë shumë herë në të shkuarën. Ata që kanë pasur probleme psikologjike, tanimë kanë njohur personin e duhur që po i ndihmon. Lodhja do të fillojë të ndihet rreth datës 6, por gjithçka do të shkojë më së miri pas datës 13. Ditët e fundit të muajit premtojnë gjëra të bukura.
1
Peshorja
Në qershor do të befasoheni nga ngjarje të këndshme ose takime me njerëz që mund të jenë të afërmit ose miqtë tuaj. Gjatë këtij muaji, shumë nga ju do të marrin një ofertë ose do të angazhohen në një biznes të ri. Një rast gëzimi në shtëpinë tuaj këtë muaj do të jetë për një fëmijë ose një person tjetër të familjes tuaj. Është e mundur që dikush të vizitojë shtëpinë tuaj ose të organizojë një festë të veçantë.
Gjatë këtij muaji ekziston rreziku për të pësuar humbje ose aksidente në pronë. Sidoqoftë, kjo ngjarje mund të ketë një lidhje edhe me shtëpinë e miqve ose fqinjëve tuaj, dhe në njëfarë mënyre të reflektojë edhe tek ju. Gjatë këtij muaji do të keni shqetësime ose angazhime në lidhje me një pronë. Rezultatet do t’ju bëjnë krenar për atë që keni arritur. Ju do të keni vizita të papritura nga disa njerëz që do ju kërkojnë ndihmë.
Ata mund të shqetësohen për një ngjarje në jetën e tyre dhe do të kenë nevojë për ndihmën tuaj, megjithëse ata mund të ndihen në siklet që t’u thonë. Mos mbani shumë shpresa për të bërë një udhëtim të planifikuar këtë muaj, pasi do të keni disa ndryshime. Qershori do të jetë një muaj i rëndësishëm për ata që dinë të qëndrojnë në gjendje të mirë fizike dhe emocionale. Padyshim që nuk duhet do të humbisni asnjë mundësi për të ndërmarrë një hap të rëndësishëm përpara.
Akrepi
Nuk mungon asnjëherë një fazë rebelimi në jetën tuaj apo në punën që bëni. Nëse nuk rebeloheni ju vetë, atëherë ju çorientojnë ngjarjet e shumta që ndodhin rreth e rrotull jush. Bëni shumë kujdes me paratë dhe shpenzimet e tepërta! Urani s’do të tregohet aspak miqësor me të lindurit në shenjën tuaj këtë muaj, ja pse do të ndiheni të pakënaqur.
Datat 11, 12, 17 dhe 18 do të jenë vërtet ditë “prove” për ju. Disa bashkëpunime do të mbyllen, do të mendoni të ndryshoni ambient. Tension dhe konflikte me eprorët. Jupiteri dhe Saturni ju mbrojnë, prandaj duhet të gjeni një rrugë të mesme për të ndrequr gjithçka. Yjet nuk janë të këqij, por jeni ju që kërkoni ndryshime të mëdha, gjëra që s’i keni provuar më parë. Ditët e para të qershorit do të jenë më të mirat. Disa nga ju e kanë të vështirë të harrojnë një histori të kaluar dashurie. Nëse jeni peng i së kaluarës, atëherë nuk u jepni mundësi marrëdhënieve të reja që të lulëzojnë.
Dukeni të gatshëm në sy të të tjerëve, por nuk ju interesojnë. Mendoni për gjëra të reja. Nëse jeni të lidhur prej kohësh, qershori do të jetë muaji i ideve të reja. E keni të vështirë që t’i gjykoni dëshirat tuaja bazuar te realiteti apo të ndani ëndrrat nga iluzionet. Vazhdojnë debatet për çështje parash, sidomos nëse keni fëmijë. Tregoni shumë kujdes për çështjet e trashëgimive me të afërmit tuaj. Ju rrethojnë lakmitarët. Ndiheni të lodhur, por s’ndaleni për asnjë çast. Datat 17 dhe 18 do të shoqërohen nga nervozizmi. Bëni kujdes me stomakun! Ushqehuni sa më mirë. Jupiteri ju mbron, por edhe ju kini kujdes me provokimet. Ndonjëherë kënaqeni duke vënë në provë veten, krijoni tensione vetëm për t’u bërë pjesë e debatit. Pse inatoseni, edhe kur nuk është e nevojshme?
Shigjetari
Hëna e Plotë në shenjën e Shigjetarit, e cila do të shfaqet në 2 Qershor, do t’ju japë shtysë për të shqyrtuar pesë muajt e fundit, si për të shqyrtuar veprimet tuaja dhe atë që keni mësuar deri tani. Saturni është duke lëvizur nga Shigjetari tani, por vetëm për trembëdhjetë javë. Ju mund të mendoni rreth vendimeve që keni marrë gjatë pesë muajve të fundit dhe të përcaktoni se si gjërat janë duke përparuar.
Pas datës 17 Shtator, kur Saturni do të pozicionohet në shenjën tuaj për një periudhë të pandërprerë dy vjecare, ju do të jeni në gjendje për ta përdorur praninë e tij akomë edhe më shumë.. Hëna e Plotë te shigjetari, tregon se dicka me rëndesi të madhe do të vijë. Kujdesuni për shendetin tuaj, pasi keni për të qenë shumë të lodhur në këtë moment.
Neptuni do të shkojë në prapavijë këtë muaj, nga data 12 Qershor deri në 15 Nëntor. Gjatë kësaj kohe ju mund të ndryshoni mendjen tuaj në lidhje me metodën që ju keni zgjedhur për të zgjidhur një strehim apo një çështje familjare. Ju mund të keni pasur një strategji, që tani ju duket se nuk po funksionon. Mos u merakosni, pasi ndërkohë që po mendoni për ecurinë e gjerave, ju mund të bëni ndryshime dhe përmirësime. Ju tani mund të prezantoni një plan të ri, të cilin mund ta zbatoni deri në fund të Gushtit, por ndoshta ka për të patur edhe më shumë sukses.
Fokusi juaj kryesor në qershor do të vendoset tek një marrëdhënie serioze partneriteti, pasi shumica e planeteve janë vendosur në pjesën perëndimore të kartelës tuaj yjore. Tregoni që keni frymë bashkëpunimi dhe mos shkarkoni shqetësimet e përditshme tek partneri juaj –në këtë mënyrë marrëdhënia juaj (personale ose biznesi qoftë) do të shkojë shumë mirë. Marsi do të shkojë në sektorin tuaj financiar nga 24 Qershori deri në 8 Gusht, kështu që pjesë e bisedimeve që do të keni me partnerin tuaj tani, do të jenë rreth strukturës ose fondeve që duhet të ndani midis njëri tjetrit. Ky është një moment shumë i për ta zgjidhur këtë çështje.
Merkuri është ende në prapavijë, duke filluar kete trend muajin e kaluar, por do të shkojë në qarkullim direkt në 11 Qershor. Mërkuri në prapavijë, do tju inkurajojë që të shihni mbrapa, sidomos në një partneritet që mund të keni formuar kohë më parë,ose dhe thjesht kohët e fundit. Duket se po hyni në një kapitull të ri – qoftë marrëdhënie personale apo biznesi,- kjo në mënyrë të qartë, do të paraqesë një angazhim serioz për të dyja anët. Hëna e Re që do të shfaqet në 16 qershor dhe dy jave që pasojnë këtë hënë, do tju japin gjithë kohën e duhru që jut ë formësoni të ardhmen tuaj së bashku.
Aspekti i dashurisë dhe romances gjatë muajit qershor do të jetë shumë i fortë. Afërdita do të hyjë në shenjën e zjarrit, Luanin, nga data 5 Qershor deri më 18 Korrik, një vend i bukur për shenjën tuaj të zjarrit gjithashtu, për të mirepritur Afërditën. Ju mund të udhëtoni me të dashurin tuaj ose bashkëshortin, ose të shkoni në aktivitete zbavitëse në qytetin tuaj për të hyrë në një nivel më të afërt me njëri-tjetrin. Rrethoni në kalendar datat 8 , 9 dhe 10 Qershor , gjatë të cilave do ta ndieni më së shumti dashurinë të triumfojë. Por mbani mend se dita më e mirë nga të gjitha do të jetë 22 Qershori, kur sundimtari juaj, Jupiteri do të marrë një rreze të artë nga Urani, planeti i të papriturave dhe spontanitetit. Një takim interesant i papritur do të ndodhë në fund të muajit, në datën 29 Qershor, falë sinjaleve që Afërdita dhe Urani do t’i dërgojnë njëri tjetrit. Ky muaj do të jetë plot me momente elektrizuese , kështu që ju do të ndiheni sikur jeni duke ecur në re shumicen e kohës, i dashur Shigjetar.
Bricjapi
Do të punoni më shumë se zakonisht dhe me vullnet të madh do ta plotësoni dhe tejkaloni normën, ndërkaq cilësia e punës së kryer nuk do të vihet në dyshim.
Asgjë nuk do të jetë e vështirë, prandaj të tjerët do të mbeten të mahnitur me aftësinë tuaj organizative, shprehitë e punës, profesionalizmin dhe me çdo gjë tjetër. Kujdes të mos u krijoni komplekse sepse t’juaxhelozojnë.
Do të merreni me pasionet dhe imtësitë, të cilat kanë rëndësi për jetë dhe në mënyrën më të thjeshtë njëri-tjetrit do t’i shfaqni dashuri.
Do të jeni në formë në pjesën më të madhe të muajit dhe vetë do të kujdeseni për ushqimin më shumë se zakonisht.
Ujori
Gjatë këtij muaji do të ndiheni nervoz për shkak të pozicionit jo të përshtatshëm të planetit Mars. Bëni mirë të ruani qetësinë. Do t’ju lindin ide të reja, apo do të merrni oferta mjaft të mira. Gjithsesi bëni mirë të prisni datës 12 qershor për të vepruar. Nëse prisni që t’ju realizohen disa projekte, do të merrni lajme të shkëlqyera. Të favorizuar do të jeni edhe ju që jeni me sezon provimesh. Nëse ndiheni të pakënaqur me punën që bëni, ose keni të bëni me një shef që nuk ju vlerëson, do të kaloni nj ë periudhe rebelimi.
Për këtë arsye mund të ndodhë që t’ju duhet të ngrini zërin në mënyrë që t’jua vënë veshin. Fitimet do të jenë më të mëdha për ju që zotëroni një aktivitet privat. Atmosfera do të jetë tepër pozitive edhe sa i takon fushës së ndjenjave. Do ta kenë të vështirë vetëm ata, të cilët këmbëngulin për të pasur një marrëdhënie që nuk premton më. Të lindurit nën shenjën e Ujorit janë përherë në kërkim të emocioneve speciale. Në rast se do të përjetoni një ndarje, do të rinisni menjëherë një histori të re. Do t’ju duhet të bëni disa zgjedhje rrënjësore.
Nuk mund të jetoni më të dyzuar. Kini parasysh data 14 dhe 23, pasi do të jenë me rëndësi. Në fund të muajit mund të bëni një propozim për martesë, nëse jeni vërtetë të dashuruar. Ditë më të mira ju presin edhe ju që keni kaluar një periudhë të stresuar. Do të ndesheni me shqetësime që kanë të bëjnë me paratë. Rreth datës 3 do të ndiheni shumë të lodhur. Bëni kujdes të mos i përshpejtoni gjërat, siç mund të ndodhë në datat 8 deri më 10 qershor. Mund të keni probleme me dhimbjet muskulore.
Peshqit
Marsi do të jetë te Peshqit për herë të parë në dy vite dhe ky është një lajm i mirë për ju. Marsi ju sjell energji dhe optimizëm dhe ju mbush me dëshirë për të nisur projekte të tjera.
Kjo do të jetë një nga periudhat më të fuqishme të vitit – gjithçka që do të vendosni tani do të funksionojë në favorin tuaj më vonë. Duhet të tregoni kujdes për të vepruar përpara se Mërkuri të shkojë në prapavijë, nga 17 maji deri më 12 qershor.
Karriera do të marrë vëmendjen tuaj të plotë në 5 maj dhe shkak për këtë do të jetë eklipsi i Hënës së plotë. Një lajm i mirë do të dalë në sipërfaqe. Diçka e rëndësishme po vjen. Një projekt i ri do t’ju bëjë të punoni fort.
Emocionet do të shtohen dhe nuk është e qartë nëse jeni të lumtur apo të mërzitur në këtë fazë.
Do të ndiheni të tërhequr mes gjithë zhvillimeve të papritura që po ndodhin në shtëpi, teksa ju merreni me karrierën.
Në këtë muaj do të ndodhin dy eklipse. Më 21 maj, eklipsi në Gaforre do t’ju bëjë jashtëzakonisht energjikë dhe do të ndriçojë shtëpinë e pestë të dashurisë së vërtetë, fëmijëve dhe krijimtarisë. Krijimtaria do të jetë një temë kryesore e këtij muaji dhe në këtë fazë, do të fillojë një periudhë e re për ju.
Eklipsi i 21 majit mund të sjellë një zhvillim pozitiv në jetën personale. Nëse jeni në një lidhje të qëndrueshme, mund të zbuloni se jeni shtatzënë, ose nëse keni fëmijë, mund të merrni një lajm të mirë për të.
Nëse nuk jeni në një lidhje, gjatë pandemisë mund të keni filluar një shoqëri të këndshme me dikë. Miqësi? Ndoshta po, ndoshta jo. Merreni me ngadalë.