Zamira Cangu, 16 vjeçe, është nga fshati Verjan i Krujës.
Zamira jeton vetëm me babain e saj. Nëna e cila ishte e sëmurë, ka ndërruar jetë përpara 4 vitesh, nga pamundësia financiare për të ndjekur problemet shëndetësore të saj.
Zamira është nxënëse në vitin e dytë gjimnaz dhe shkon çdo ditë në Fushë-Krujë për të ndjekur shkollën, edhe pse e ka larg dhe transporti kushton, por e ndihmon motra e saj e vetme e cila është e martuar në Krujë.
Ajo nuk ka as tualet për të kryer nevojat personale. Lahet me ujë liqeni ku ka marrë shumë infeksione sepse shtëpia nuk ka as ujë dhe as drita. Enët dhe rrobat i lan po me ujë liqeni.
Netëve, kur babai i saj ikën për të punuar, zakonisht punon në Krujë dhe niset që në 3 të mëngjesit më këmbë në mënyrë që të jetë aty në orën 6, pasi nuk ka lek për të paguar transportin, Zamira mbetet vetëm.
Në ato net, disa djem me motor i afrohen shtëpisë së saj dhe qëndrojnë në oborrin e shtëpisë, i cili është i parrethuar dhe i pasigurt, aty, ata bërtasin, pinë cigare dhe alkool dhe gj uajnë me gurë drejt dritareve të shtëpisë së saj. Ndër bisedat me ton të lartë që ata bëjnë mes tyre, Zamira ka dëgjuar që ata kanë diskutuar mes njëri-tjetrit se do të rikthehen sërish kur ajo të jetë vetëm. Kjo ka ndodhur disa herë. Në fillim, babai i Zamirës nuk e besonte, derisa një natë i vuri re dhe vetë disa lëvizje të çuditshme. Kur babai i saj është aty, ata nuk futen në oborr, por qarkullojnë aty me motor.
Zamira dhe babai i saj nuk kanë mundur t’i identifikojnë këta persona, pasi vetëm i kanë dëgjuar. Përpara rreth tre muajsh, Zamira ka dërguar një shkresë denoncuese lidhur me këtë shqetësim, drejtuar Njësisë Administrative të Qendrës Nikël, e cila mbulon dhe fshatin e Zamirës.
Por ende nuk ka marrë një përgjigje. Ajo kërkon ndihmë, dhe kërkon të ikë nga ai vend sepse ka shumë frikë. Nga stresi i është shfaqur psoriaza dhe ankthi.
Ajo ishte e ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ku iu përgjigj pyetjeve të Mirela Milorit, moderatres së këtij emisioni:
Më trego historinë pse të shkaktohet ky stres? Babi ikën në punë në orën 3 të natës ka raste dhe çfarë ndodh në orët e vona të natës kur ti mbetesh vetëm në shtëpi?
Në momentin që del babi, pas një çerek ore, 20 minutash vijnë njerëz të ndryshëm me motor tek oborri i shtëpisë, rrinë aty një orë derisa të shkojë ora 4 e gjysmë, 5, pinë cigare dhe aty të kap frika e paniku.
Ata njerëz e dinë që je vetëm, ka ndodhur kur ke qenë vetëm apo dhe kur ka qenë babi?
Po e dinë, kur më kanë ardhur tek oborri, tek dritarja, kam qenë vetëm, ndërsa kur është babi në shtëpi vetëm lëvizin nëpër rrugë sepse babi nuk shikon dot nga larg.
Ka rastisur ndonjëherë që ka qenë dhe babi dhe e ka përjetuar këtë skenë?
Po ka qenë një natë kur menduan që babi nuk ishte në shtëpi, erdhën deri tek dritarja, por e dëgjuan babin që po ngrihej sepse ndezi një qiri sepse nuk ka drita. Edhe detyrat i bëj me qiri dhe ikën. Nuk mund të them për dikë në veçanti sepse nuk i kam parë. Vendi ku unë jetoj është i vogël, nuk ka asnjë njeri, kanë ikur të gjithë, vetëm unë banoj aty. Kam nja 3-4 shtëpi afër por janë të br aktisura. Kam vetëm dy komshinj që janë nga Tirana dhe vijnë vetëm një herë në muaj.
I jam drejtuar komunës, ia kam treguar, kam bërë një shkresë me gocën e tezes, por si fëmijë që jam nuk m’i kanë marrë për bazë. I kam kërkuar një ndihmë, të paktën një dhomë të më jepnin në Fushë-Krujë, vetëm të largohem nga ai vend. Nuk dua luks dhe rehati, dua vetëm një dhomë që të jetoj e të fle e qetë.
/NOA.al