Loading...

Futen në Parlament dy deputete të reja (emrat)

Parlamenti i krijuar nga zgjedhjet e vitit 2017 vazhdon të pësojë ndryshime ndonëse mandati i tij përfundon pas pak javësh, në muajin korrik.

Sot është zhvilluar një seancë plenare për të zëvendësuar biznesmenin Tom Doshi që dha dorëheqjen, me Jetmira Raboshta, një emër që vjen nga Partia Socialdemokrate, raporton noa.al.

Po ashtu u betua edhe një deputete tjetër, Gentiana Cakrani, e cila ka zënë vendin në Kuvend të ish-deputetit Bashkim Fino, që ndërroi jetë nga COVID-19 rreth një muaj më parë.

Vendimet ishin marrë nga KQZ, e cila ka vendosur ti japë mandatin e Bashkim Finos Gentiana Cakrani dhe mandatin e Tom Doshit, Jetmira Rraboshta.

Deputetja Klotilda Bushka tha se KQZ ka respektuar kërkesat e parashikuara. ‘Në vendimet e KQZ janë respektuar kërkesat e parashikuara. Për sa i përket procedurës së dhënies së mandatit janë respektuar procedurat. Në konkluzion të sa më sipër është vlerësuar se nuk rezultoi asnjë paligjshmëri në zgjedhje të bëjnë betimin në seancë plenare. Dy deputetet që kanë fituar mandatin ftohen ne seancën plenare për të bërë betimin si kusht për të ushtruar mandatin e deputetit”, tha Bushka.

Ndërkohë Parlamenti vazhdon të jetë i cunguar. Atje gjenden vetëm 123 deputetë, pasi 18 të tjerët nuk u zëvendësuan pas largimit të opozitës. /noa.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com