Loading...

Familja Berisha ‘non grata’ nga SHBA,reagon për herë të parë Armina: ‘Tashmë kam mësuar që për arsye politike…’

Ish-kryeministri Sali Berisha, bashkëshortja e tij, Liria, dhe të dy fëmijët, Shkëlzeni dhe Argita, janë shpallur pak ditë më parë “non grata” nga Departamenti i Shtetit.

Armina Mevlani, e fejuara e Shkëlzenit, djalit të ish-kryeministrit, nuk preket nga ky vendim.

Gjithsesi blogerja e njohur shqiptare ka komentuar vendimin e DASH, në rrjetet sociale.

Ajo realizoi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku edhe foli për shpalljen “nën-grata” të Shkëlzenit dhe tre pjesëtarëve të tjerë të familjes Berisha.

Një ndjekëse në rrjetet sociale e pyeti lidhur me çështjen dhe i shkroi: “Më vjen keq për lajmet e fundit dhe jam shumë e sigurt që as ti nuk ndihesh mirë”.

Armina i tha se për arsye politike, “çdo gjë mund të ndodhë”.

“Tashmë kam mësuar që për arsye politike, çdo gjë mund të ndodhë. Edhe pse vetë nuk jam pjesë e politikës. Por ajo që më intereson është vetëm shëndeti im dhe i njerëzve të dashur (për këtë lutem çdo natë pas periudhës së vështirë të koronavirusit). Gjithçka tjetër rregullohet dhe kalon”, ka qenë përgjigja e Armina Mevlanit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com