Është mbajtur mbrëmjen e djeshme nata e parë e spektaklit muzikor europian “Eurovision”.
Janë zbuluar se cilat do të jenë 10 vendet e para finaliste të këtij kompeticioni.
Në faqen zyrtare të “Eurovision” konfirmohen shtetet e kualifikuara në natën finale, që janë: Norvegjia, Izraeli, Rusia, Azerbajxhani, Malta, Lituania, Qipro, Suedia, Belgjika dhe Ukraina.
Gjithashtu, është njoftuar se eventi është mbajtur sipas rregullave të vendosura për pandeminë.
Finalja e këtij kompeticioni do të mbahet të shtunën më 22 maj, ndërsa Shqipëria përfaqësohet nga Anxhela Peristeri.
Në natën e parë të gjysmëfinales konkurruan 16 vende. Në natën e dytë e cila zhvillohet më 20 maj do të marrin pjesë 17 vendet e tjera ndër të cilat është edhe Shqipëria.
Finalja e Madhe zhvillohet më 22 maj 2021.
Anxhela do të konkurrojë në “Eurovision” me këngën “Karma”, të punuar nga Kledi Bahiti dhe Olti Curri.
Konkursi i 65-të i Këngës, Eurovision 2021, këtë vit po zhvillohet në Roterdam./NOA/al