Loading...

E padëgjuar më parë, ky gjel i ka çuditur të gjithë, këndon deri sa i bie të fikët

Një fermer nga Turqia është bërë i famshëm për shkak të gjelit që ai ka në kopshtin e vet.

Ndryshe nga të tjerët, ky gjel këndon deri sa i bie të fikët, dhe ky fakt i ka çuditur të gjithë.

Por fermeri është detyruar të anulojë turet e tij në shumë vende të botës për shkak se Turqia ka hyrë në izolim për shkak të pandemisë së koronavirusit.

28-vjeçari Okan Gokbudak, pronari i gjelit të quajtur “Baftjar” tregon për mediat e huaja se ka marrë ftesa të shumta për të parë shpendin e tij edhe nga të emisione njohura si “Heart Breakfast”.

“Producentët e shfaqjes më kontaktuan në fund të prillit dhe më thanë se duan ta përfshijnë gjelin tim Baftjar në shfaqje. Kjo është diçka e mrekullueshme dhe për këtë gjë na ftuan në Angli”, tregon Okan. /noa.al/

Burimi i lajmit: Dailymail

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com