Loading...

‘Durrësi, Dubai i Vogël i Mesdheut’

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një intervistë të Mohamed Alabbar, drejtor i kompanisë Emaar Properties që do të ndërtojë Portin e Durrësit, të dhënë në CNN. “Durrësi, Dubai i Vogël i Mesdheut, në CNN”, ka shkruar Rama.

Gjatë intervistës për median presigjoze ndërkombëtare, Alabbar thotë se do të jetë i pari që do të shkojë në Shqipëri për të investuar pasi Europa e re është shumë tërheqëse, duke veçuar ato që kanë ndodhur në Shqipëri përgjatë këtyre viteve.

“Europa e re është shumë tërheqëse për mua. Kur shikoj Shqipërinë dhe atë që po ndodh me qeverinë atje, shoh sa shumë po punojnë të gjithë për të zhvilluar vendin dhe për ta çuar përpara. Dhe si ta them unë dua të jem i pari që shkon atje.

Sepse të gjithë treguesit janë të duhurit, dyfish rritje në turizëm, 450 km bregdet të mahnitshëm me pamje nga Greqia aty pranë. Rritja ekonomike është mbresëlënëse, qeveri që punon ditë-natë për t’u bërë pjesë e Europës së vërtetë. Qeveria ka një të shkuar për shkak të qeverive të mëparshme. Asgjë nuk bëhet brenda nate dhe të gjithë treguesit janë pozitivë sipas meje”, shprehet ai.

Kujtojmë që kreu i qeverisë i bëri shumë jehonë projektit për tanformimin e portit të durrësit në një qendër të madhe zhvillimi gjatë fushatës elektorale, duke thënë se në të do të investohen miliona euro që do t’i shërbejnë ngritjes së ekonomisë./NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com