Loading...

Disa fakte për trupin e njeriut që ne nuk i dimë

Shpesh njerëzit mendojnë se e njohim shumë mirë trupin e tyre, se si ai funksionon dhe proceset që ndodhin në të në çdo kohë.

Por në fakt, trupi i njeriut është aq kompleks dhe misterioz sa ndonjëherë ngatërron edhe njohësit më të mirë, mjekët dhe shkencëtarët.

Trupi i njeriut është një sistem tepër kompleks dhe shumë i ndërlikuar, që pavarësisht studimeve mijëravjeçare ende i befason studiuesit me të rejat që zbulojnë.

Pse njeriu është i veçantë? Sepse trupi ynë është i mbushur me surpriza dhe aftësi të pabesueshme.

Për shembull, a e dini që njeriu mund të jetojë pa ushqim për 70 ditë, pa ujë deri 40 ditë, por nuk mund të jetojë 11 ditë pa gjumë?

E dini që sipërfaqja e mushkërive tona është e barabartë me atë të një fushe tenisi?

E dini se pa gishtin e vogël, njeriu do të humbte 50% të fuqisë së dorës?

E dini se informacioni kalon nëpër qendrat nervore të njeriut me 400 km në orë?

E dini se dhëmbët e njeriut janë po aq të fortë sa dhëmbët e peshkaqenit?

Një njeri mund të jetojë pa pjesën më të madhe të organeve të tij. Trupi ynë mund të duket i dobët, por mund të mbijetojë pa stomak, pa 75 % të mëlçisë, 80 % të zorrës, dhe pa një veshkë.

Gjithashtu a e dini se:

-11% e popullsisë së botës është mëngjërashe

– Kockat më të vogla në trupin e njeriut ndodhen në vesh

– Njëra këmbë ka 26 kocka

– Mesatarisht truri i njeriut përmban 78% ujë

– Gjuha juaj shërohet më shpejt se çdo pjesë tjetër e trupit

– Nëse putheni për 1 minutë digjni 26 kalori

– Sëmundjet më të shpeshta mendore janë ankthi dhe depresioni

– Lëkura është organi më i madh i trupit

– Gishti më i ndjeshëm është gishti tregues

-Gratë trokasin qepallat më shpesh se burrat

-Një njeri merr frymë 23 mijë herë në ditë

– Goja prodhon 1 litër pështymë në ditë

– Në kokë gjenden 22 kocka

-Muskujt më aktivë janë në sy

-Mëlçia ka mbi 500 funksione

-Truri përdor 25% të të gjithë oksigjenit që thithim

-Kuajt kanë 18 kocka më shumë se njerëzit

– Trupi i njeriut përmban enë gjaku në total arrijnë në 96,000 km

– Bebet kanë 350 kocka (deri në moshën 5-vjeçare kur sasia e kockave ulet në 206)

-Ne përdorim 72 muskuj të ndryshëm kur flasim

– Një njeri shkon në tualet mesatarisht 6 herë në ditë

-Gjaku është 6 herë më i trashë se uji

– Syri ynë mund të shquajë hijet e së gjelbrës më shumë se çdo ngjyrë tjetër.

-Kur qeshim vëmë në punë 17 muskuj

– Gjatë gjithë jetës i biem pothuajse dy herë përqark botës duke ecur

– E qeshura ul nivelet e stresit dhe forcon sistemin imunitar

-Shkencëtarët konfirmojnë se sa më i madh të jetë herësi juaj i inteligjencës (IQ), më shumë ëndërroni. Kjo nuk duhet t’ju bëjë të mendoni se në qoftë se nuk kujtoni ëndrrat tuaja nuk jeni inteligjent sepse pjesa më e madhe e ëndrrave ka një kohëzgjatje shumë të shkurtër.

– Numri i baktereve në gojën e njeriut është i barabartë me numrin e popullsisë totale të botës ose edhe më shumë.

– Sa më e ftohtë të jetë dhoma ku flini, aq më shumë ka mundësi të shihni ëndrra të këqija.

– Qimet e fytyrës rriten shumë më shpejt se çdo qime tjetër në trup. Nëse jeni meshkuj e dini shumë mirë se sa shpejt rritet mjekra, mjafton të mendosh se në qoftë se një mashkull nuk do ta priste mjekrën e tij gjatë jetës, kjo e fundit do të bëhej më e gjatë se nëntë metra.

– Tretja e ushqimit realizohet në të gjitha hallkat e organeve të aparatit tretës. Duhet të kalojnë së paku 12 orë që trupi ta tretë ushqimin.

– Shpejtësia e teshtitjes së njeriut është 160 km/orë.

-Duket se truri ynë punon si një kompjuter, në orët e gjumit, duke qëndruar vazhdimisht në funksion. Kjo gjë është zbuluar nga një studim i kryer prej Universitetit të Los Axhelesit. Ndërsa jemi duke fjetur, truri ynë arkivon kujtimet pa u ndalur asnjëherë dhe vë në rregull informacionet e mbledhura gjatë ditës. Ndërkaq, ai preokupohet që të “fshijë” të gjitha të dhënat e panevojshme.

– Skeleti është një mrekulli inxhinierike i cili është i përbërë me bashkimin e 206 pjesëve të ndryshme të eshtrave. Trupi i njeriut në saje të këtyre pjesëve të nyjëzuara me njëra tjetrën posedon një aftësi të jashtëzakonshme të lëvizjes.

Eshtrat janë jashtëzakonisht të forta dhe në gjendje që të përdoren me lehtësi, edhe në vendet ku eshtrat nyjëzohen njëra me tjetrën vërehen argumentet e krijimit, sipërfaqet e fërkimit të nyjave janë të mbuluara me një shtresë kërcore të hollë dhe pupore dhe në këtë shtresë gjendet një lëng i rrëshqitshëm, nëse ashti e shtyp atë në ndonjë vend, ky lëng nga puporet del jashtë dhe e mundëson sipërfaqen e nyjes të rrëshqasë si vaj. Njeriu në sajë të këtij ndërtimi të përsosur, lëvizjet e tij i realizon me gjithëdije dhe shpejtësi të madhe

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com