“Sali Berisha e nisi aktivitetin e tij me tra gjedinë e ’97-ës.
U bë dr amatik dhe pak tr agjik, me ato që bëri në qeverisjen e tij të dytë, në vitet 2005-2013. Prodhoi “Gërdecin”, ngjarjet në bulevard.
Tani është kthyer në personazh komik, ato që rendit ai.
Fjala “thesar”, që ai përdor nuk merret vesh.
E ka për Ilir Metën apo e ka për Edi Ramën. Ligjërimi i tij nuk është normal, është një përzierje emocionale fjalësh. Është përroi i ndërgjegjes, ku rreshtohen fjalë, që kanë ngarkesë negative dhe i vishen të gjitha një njeriu. Jo se ai është i tillë, por ashtu e shikon Sali Berisha. Për fat të keq, e shikon ashtu siç sheh të gjithë ata që i quan kri minelë. Prandaj, fjalët që i thoshte dikur Ilir Metës, që e quante gra bitësi i thesarit, ia thotë sot Edi Ramës.
Ka kaq kohë që kë rcënon dhe nuk bën dot asgjë Berisha me këtë narrativë. Të dy çfarë nuk i kanë bërë njëri-tjetrit dhe tani ndërgjegjja jo e qetë i ka bashkuar:
“Sali Berisha nuk bën gjë tjetër, veçse rreshtohet me Ilir Metën, që janë dy politikanët që i kanë shkaktuar gjithë këto tra gjedi dhe dhi mbje këtij vendi.Këta të dy i kanë bërë njëri-tjetrit atë që nuk ka bërë asnjë tjetër, Ilir Meta e ka futur në bu rg, Sali Berisha e ka akuzuar për k rime m onstruoze, tani gjenden bashkë.
Ajo që i ka bërë bashkë këto dy personazhe, që nuk kanë lënë gjë pa i bërë njëri-tjetrit, është vetëm kr imi i fshehur politik që këta të dy kanë në nënvetëdije. I ka bërë miq. Të dy gjenden në të njëjtën “qe li” të ndërgjegjes”, tha ai për Top Channel.