Loading...

Demokrati: ‘PD mund të ngelet një partiçkë, rr ezikohet ekzistenca e saj’

Ish-nënkryetari i forumit rinor të PD-së, njëherësh anëtar i Këshillit Kombëtar, Lisander Hoxha deklaroi se në mbledhjen dhe vendimet e marra një ditë më parë nga Kryesia dhe Këshilli Kombëtar, nuk ndodhi ajo që prisnin.

I ftuar këtë të hënë në edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Hoxha e cilëson të nxituar dhe të parakoshëm garën brenda PD-së për zgjedhjen e kryetarit të ri.

“Jo nuk ndodhi ajo që prisnim. Në fillim duhej të hapej një debat politik, demokratët diskutonin për gjëra që janë bërë gabim, të bëhej një analizë e brendshme, dhe në fund të arrihej te procesi politik.

Nuk kishim asnjë ngut të shkonim në një garë 17 ditore, ku një kandidat duhet të bredhë në vende. Më duket i nxituar. Ngut i panevojshëm në kushtet ku ndodhet sot PD. Ishte e parakohshme.
Gara për 17 ditë është e paracaktuar, e mbyllur, nuk ka më garë…Unë do të mbështesë çdo të ri që do t’i ofrojë PD çdo zgjidhje. Kemi 8 vite që gjejmë ha jdutin në çdo palë zgjedhje, br aktisëm mandatet dhe tani aku zojmë se na vo dhën prapë. Do shkojmë tek vje dhja e radhës apo do krijojmë një proces të ri dhe t’i japim garanci shqiptarëve se ne mund t’i fitojmë zgjedhjet.”

I pyetur se çfarë pasojash mund të ketë një proces jo i drejtë, sikundër pretendon edhe grupimi “për PD”, Hoxha pohoi se mund të rre zikohet shuarja e PD.

“Është një skizëm brenda PD-së që rre zikon ekzistencën e PD. Mund të ngelet partiçkë. Nëse duan të tallen me demokratët, PD shkon dhe zvogëlohet. Unë uroj që të bashkohemi mbi platformat, të zgidhim problemet dhe të shkojmë në fitore…Ne i humbëm zgjedhjet, Rama nuk i ka fituar. Duhet të ishte Lulzim Basha në atë karrige, nuk e meriton Rama.”

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com