Komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta zhvilloi këtë të premte seancën e radhës.
Anëtarët e komisionit në këtë mbledhje kanë miratuar planin për het imin dhe shkarkimin e presidentit Meta.
Kryetari i Komisionit, Alket Hyseni teksa tha se kanë ardhur shkresa nga SPAK nga AMA, nga pol icia dhe nga Bashkia e Tiranës në lidhje me procesin e het imit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
“Kanë ardhur shkresat nga Bashkia Tiranë dhe SPAK. Kanë ardhur shkresat nga AMA she nga Policia e Shtetit. Erind Mërkuri emërohet si ekspert ligjor. Artan Spahiu emërohet si ekspert ligjor“, ka thë Hyseni.
Pjesë nga diskutimet në Komision:
Bushka: Ekspertët duhet të ndihmojnë komisionin, që ka si qëllim shkeljet e Presidentit. Pyetjet që ne gjykojmë se duhet të kenë përgjigje nga ekspertët ligjorë: Cili është roli i Presidentit në një republikë parlamentare si Shqipëria? Cilat janë kompetenca te tij sipas Kushtetutës? Cila është mënyra e ushtrimit të këtyre kompetencave?
Cilat janë, sipas praktikës së Gjykatës sonë Kushtetuese raste të ngjashme, që japin standarde ndërkombëtare, ato kritere që vlerësojnë rëndësinë e një shkeljeje kushtetuese?
Cilat janë përgjegjësitë e Presidentit të Republikës në kuadër të marrëdhënieve me jashtë të shtetit shqiptar?
Duhet të kemi dhe një përmbledhje të rasteve të ngjashme në Evropë apo më gjerë për çështje me natyra të njëjta. Çdo hulumtim i mëtejshëm, çdo kërkim që i shërben veprimtarisë së këtij komisioni, është i rëndësishëm.
Hyseni: Duhet të jemi shumë të kujdesshëm për të mos paragjykuar qëndrimin tonë dhe të këtij komisioni.
Murrizi: Kisha një kërkesë dhe një sugjerim për administratën e Kuvendit. Unë besoj se të gjithë ne jemi deputetë deri më 9 shtator, pavarësisht nëse i pëlqejmë apo jo ndonjë funksionari të këtij shteti. Në të kundërt mua s’ma ndjen hiç. Unë edhe atë që s’e kam qejf, jam i detyruar ta respektoj. Ne nuk bëjmë gjyqe, që the jemi gjykatë, ne do të shprehemi me votë. Është hera e parë që një komision hetimor ka dhe një organ tjetër që do të gjykojë vendimin tonë.
E para, do të ketë një votim në seancë dhe, e dyta, vendimi i atij Kuvendi, me çfarëdo numrash, do t’i kalojë Gjykatës Kushtetuese. Pra, ne nuk kem pse rrimë kaq hermetikë, sikur çfarë po bëjmë. Kam kërkuar edhe herën tjetër, po nuk më ka ardhur, praktikën e shkarkimit të presidentit italian në 1993. Do doja ta merrnim në model. Të na vihet në dispozicion praktika dhe hapat e ndjekur nga Italia në atë vit. Shoh nga përgjigjet e institucioneve, pa dashur t’iu japë zë, ne nuk shoqërojmë njeri me forcë për të ardhur këtu, dhe në fakt as Presidentin, por unë do doja që të kishim këtu në një seancë dëgjimore edhe shefin e SHISH dhe të Policisë së Shtetit. Të mos bëjmë atë lojën e kungulleshkave.
Hyseni: Sa i takon kërkesës për thirrjen në seancë të kreut të Policisë së Shtetit dhe të SHISH, nuk duhet të nxitohemi, ne ju jemi drejtuar me shkresa. Ju ftoj të gjithë anëtarëve se çdo shqetësim që keni, mund ta thoni dhe ju nisim shkresë këtyre institucioneve. Nëse në përgjigje, shohim që informacioni nuk është i plotë, mund të shohim qëndrimin.
Braho: Unë kam një çështje që kërkon njohuri speciale, por jo të fushës së ekspertimit ligjor. Duke përfituar se ne kemi anëtarë dy mjekë, Stojkun e Bojaxhin, dua të vë në dukje këtë gjë: në sensin e problematikës që unë shoh në leximin e materialeve, kam thjesht merak sqarues. Çështja është kjo: në materialet audio dhe vizive që komisioni disponon në lidhje me deklarimet e presidentit, të krijohet përshtypja se ai shfaqet në gjendje psikologjike dhe karakteriale aspak normale, madje ka formuluar dhe akuza për persona të veçantë, drejtues kryesorë të shtetit, të cilët trajtojnë dhe shfaqen si kapërcime logjike të tija.
Më 24 prill, presidenti deklaron publikisht “të dashur prokurorë e gjyqtarë, dëgjojeni mirë presidentin, boll dëgjuar përfaqësuesit e Ndraghetas. Nëse jo, një pikë gjak të derdhet nesër, në mos një pik lot, mjerë ju”. “Cfurqet do jenë të dielën, nëse preket vota. Kjo histori ka marrë fund”. “Bablok, shqiptarët e vinë shumë mirë se kush është kurdisur, me qetësi e vendosmëri do të marrësh përgjigjen më 25 prill. Unë do shkoj në shtëpi, ti në psikiatri”. Pyetja është kjo për dy kolegët mjekë: Këto janë çështje shumë specifike për t’i vlerësuar ne si juristë, prandaj shtroj problemin se si e vlerësoni ju gjendjen psiqike të Presidentit?
Hyseni: Nuk është objekt i veprimtarisë së këtij komisioni kjo.
Stojku: Ky është një problem krejt profesional mjekësor, historia na tregon që në prononcimet publike të individëve të pushtetshëm ka pasur prononcime të gabuara, që kanë qenë gafat më të mëdha në histori. Këto kanë ndodhur në gjithë botën demokratike e më gjerë. Këtu shihet një luhatje emocionale e stresit, që çon në shpërthime dhe vendimmarrje të gabuara të individëve me pushtet. Kjo vjen nga moskontrolli i emocioneve.
Nuk do të ishte keq, një këqyrje më e thellë profesionale, që mund të nxjerrë konkluzione më të detajuara. Këta njihen jo vetëm për njerëzit e pushtetshëm, por edhe për njerëzit e zakonshëm, që stresi emocional, luhatjet e caktuara, ndodhin, por nuk duhet të ndodhin për një periudhë të gjatë kohe. Në këtë rast, kur kemi disa shpërthime të herë pas hershme, për një kohë të gjatë, mendoj se mund të jenë objekt për t’u marrë në konsideratë.
Braho: Ne duhet të hetojmë edhe shkaqet, kjo është logjike. Pra, nëse këto janë veprime të një njeriu të çmendur, se populli ashtu e quan atë, apo janë veprime të një njeriu që është mbërthyer nga emocionet dhe kapërcen. Ne nuk duhet të shmangemi nga analiza e shkaqeve, që e kanë çuar presidentin në këto veprime./NOA.al